Modelja e re e të brendshmeve të Sydney Sweeney tërheq vëmendjen me pozat provokuese në të rozë

Bota e Yjeve

Modelja e re e të brendshmeve të Sydney Sweeney tërheq vëmendjen me pozat provokuese në të rozë

Nga: A.M. Më: 19 nëntor 2026 Në ora: 11:52
Sydney Sweeney.

Modelja Gabriella Couto ka tërhequr vëmendjen me një set fotografik provokues për markën e të brendshmeve të aktores së njohur hollivudiane, Sydney Sweeney.

Bukuroshja bionde është shfaqur me një komplet të brendshmesh në ngjyrë rozë të ndezur, të përbërë nga reçipeta me dantellë dhe të brendshme të përshtatshme. Pamjen e ka kompletuar me një fund të shkurtër transparent prej dantelle dhe rripa mbajtës, duke vënë në pah linjat e saj trupore.

Në njërën prej fotografive, Gabriella ka pozuar para pasqyrës, duke realizuar një selfie dhe duke shfaqur një pamje joshëse para kamerës, shkruan The Sun, transmeton "Bota sot".

Image
Sydney Sweeney.

Flokët e gjata bionde i kishte stiluar në një gërshet të lirshëm anash, ndërsa vathët e artë në formë rrethi dhe grimi elegant i dhanë fotografisë një tjetër prekje glamuroze.

Një fotografi tjetër u ofroi ndjekësve një pamje më të afërt të detajeve të dantellës dhe kompletit rozë, i cili është pjesë e koleksionit të markës Syrn, të themeluar nga Sydney Sweeney.

Image
Sydney Sweeney.

Fotografitë kanë tërhequr vëmendjen për paraqitjen e modeles dhe stilin sensual të fushatës së re të markës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat