Tallulah Willis ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj elegante në ceremoninë e organizuar për çmimet “GQ Men of the Year”, në Los Angeles.
E sapomartuar, 32-vjeçarja është shfaqur me një fustan vezullues me xixa, duke zgjedhur një pamje glamuroze për këtë mbrëmje të veçantë.
Ajo ka marrë pjesë në event së bashku me motrën e saj, aktoren Rumer Willis, me të cilën ka pozuar para fotografëve.
Në krah të saj ishte motra e madhe, Rumer, 38 vjeçe, e cila kishte zgjedhur një fustan të zi me dekolte të hapur, të kombinuar me taka të zeza dhe një çantë elegante.
Edhe motra tjetër, Scout Willis, ishte e pranishme në këtë event. Ajo u shfaq me një bluzë transparente, pantallona të zeza me prerje të gjerë dhe një xhaketë me motive lulesh.
Paraqitja e motrave Willis erdhi vetëm një ditë pas festimit të ditëlindjes së 64-të të nënës së tyre, aktores së njohur Demi Moore.
Tallulah po përjeton një periudhë të veçantë në jetën personale, pasi më 10 gusht u martua me muzikantin Justin Acee. Çifti e kishte bërë publike fejesën në dhjetor të vitit 2024, pas lidhjes që kishte nisur në janar të vitit 2023.
Në dasmën e saj, Rumer dhe Scout kishin qenë pjesë e shoqërueseve të nuses, ndërsa Tallulah kishte veshur një fustan të personalizuar nga stilisti Pierpaolo Piccioli, drejtor kreativ i shtëpisë së modës Balenciaga.