LIVE: Trump në Holandë për samitin e NATO-s, armëpushimi Izrael-Iran duket se po respektohet

Bota

LIVE: Trump në Holandë për samitin e NATO-s, armëpushimi Izrael-Iran duket se po respektohet

Nga: Bota sot Më: 13 qershor 2025 Në ora: 07:17 Përditësuar në ora: 22:09 më 23.06.2025
Presidenti Donald Trump

Trump e quan sulmin iranian “shumë të dobët” dhe e falënderon Iranin për “njoftim paraprak”

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se përgjigja e Iranit ndaj sulmeve amerikane në qendrat bërthamore ka qenë e pritur, ndërsa sulmin e ka përshkruar si "shumë të dobët”.

“Janë nisur 14 raketa – 13 janë rrëzuar ndërsa njëra është lënë e lirë sepse ka qenë në një drejtim që nuk përbënte kërcënim”.

Presidenti ka konfirmuar se asnjë amerikan nuk është lënduar dhe se dëmet janë krejt të vogla.

“Dua ta falënderoj Iranin që na ka paralajmëruar, duke mundësuar që të mos ketë jetë të humbura dhe që askush të mos lëndohet. Ndoshta Irani mund të drejtohet kah paqja dhe harmonia në rajon dhe unë me entuziazëm do të inkurajojë Izraelin të veprojë njëjtë", ka thënë ai përmes një postimi në rrjetin social, Truth Social.

Arabia Saudite dënon sulmin

Arabia Saudite ka thënë se e dënon në nivelin më të lartë agresionin e nisur nga Irani në shtetin e Katarit.

“Është i papranueshëm dhe nuk mund të justifikohet në asnjë rrethanë”, është thënë në reagim.

Rëndësia e bazës amerikane Al Udeid në Katar

Al Udeid gjendet afër kryeqytetit të Katarit, Doha, dhe shërben si seli për operacionet ajrore të Komandës Qendrore të Shteteve të Bashkuara për rajonin e Lindjes së Mesme.

Në të janë të stacionuar 8.000 ushtarë amerikanë.

Edhe forcat britanike shërbejnë aty me rotacion.

Ky objekt shërben si seli dhe bazë logjistike për operacionet amerikane në Irak, dhe e ka pistën me të gjatë të uljes ajrore në rajonin e Gjirit.

Katari i ka dhënë qasje SHBA-së në bazën Al Udeid në vitin 2000.

Pasi amerikanët e kanë marrë bazën nën menaxhim më 2001, Doha dhe Uashingtoni kanë nënshkruar marrëveshje në dhjetor të vitit 2002 për të njohur edhe zyrtarisht prezencën e ushtrisë amerikane në bazën Al Udeid.

Më 2024, rrjeti televiziv amerikan CNN ka raportuar se SHBA-ja ka arritur marrëveshje për të zgjatur prezencën ushtarake në Katar edhe për 10 vjet.

Zyrtarët më të lartë ushtarakë në Dhomën e Situatave

Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar pak më parë se gjenerali amerikan Dan Caine dhe Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, janë aktualisht në Dhomën e Situatave të Shtëpisë së Bardhë.

Dhoma e Situatave e ka emrin një kompleks inteligjence në katin përdhesë të Shtëpisë së Bardhë.

Caine dhe Hegseth janë dy zyrtarët me pozitat më të larta në Departamentin amerikan të Mbrojtjes, dhe i raportojnë presidentit amerikan, Donald Trump si komandant i përgjithshëm i ushtrisë.

Ende nuk dihet nëse ka nisur një takim i paralajmëruar i Këshillit Kombëtar të Sigurisë në Uashington.

CNN: Irani lëshon raketa drejt bazës amerikane në Irak

Nga: Bota sot

Irani ka lëshuar raketa drejt një baze ushtarake amerikane në Irak, raportojnë mediat shtetërore iraniane Tasnim, raporton CNN.

Sipas tyre, operacioni mban emrin “O Abu Abdullah” që do të thotë “Bekimi i fitores” dhe përfshin gjithashtu objektiva amerikane në Katar.

Sulmi shihet si një përgjigje ndaj pranisë dhe veprimeve të SHBA-së në rajon.

Deri tani nuk ka pasur reagim zyrtar nga Uashingtoni.

 

Katar: Ndalohet një sulm me raketa iraniane

Nga: Bota sot

Ministria e Mbrojtjes së Katarit njoftoi sot se ka ndaluar me sukses një sulm me raketa që kishte në shënjestër Bazën Ajrore Al Udeid.

Sipas deklaratës zyrtare, raketat u identifikuan dhe u neutralizuan pa shkaktuar viktima apo dëme materiale, raporton CNN.

Autoritetet dyshojnë se sulmi është lëshuar nga Irani, ndërsa Teherani ende nuk ka dhënë ndonjë reagim zyrtar.

Ngjarja vjen në një kohë tensionesh të rritura në rajon.

Alarm në ambasadat amerikane në Katar dhe Bahrein pas raketave të Iranit

Siguria e personelit amerikan në ambasadat e Katarit dhe Bahreinit është vënë në një nivel të lartë alarmi, pasi ata janë në pozicionin e njohur si “duck and cover” (ulje dhe mbrojtje), sipas disa burimeve të brendshme që i kanë treguar CNN-it.

Kjo masë mbrojtëse është marrë për shkak të sulmeve me raketa të nisura nga Irani drejt Katarit dhe Irakut si një hakmarrje, tha po ashtu burimet.

Pozicioni “duck and cover” përdoret kur ka një paralajmërim për rrezik të menjëhershëm, duke synuar mbrojtjen maksimale të personelit diplomatik në vendet përkatëse.

Kjo situatë pasqyron tensionet e rritura në rajon dhe nevojën për vigjilencë të lartë nga ana e përfaqësive diplomatike amerikane në Lindjen e Mesme.

Trump reagon për rritjen e çmimit të naftës: Po ju vëzhgoj, mos e bëni

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, bëri thirrje të hënën për mbajtjen e çmimeve të naftës të ulëta, ndërsa çmimet u rritën në nivelin më të lartë pesëmujor pas sulmeve të fundjavës së SHBA-së ndaj objekteve bërthamore iraniane.

"TË GJITHË, MBAJINI ÇMIMET E NAFTËS TË ULËTA. UNË PO U VËZHGOJ ! PO LUANI NË DUART E ARMIKUT. MOS E BËNI", shkroi Trump me shkronja të mëdha në truth social

Paralajmërimi erdhi ndërsa tregjet e naftës reaguan ndaj sulmeve të së shtunës të SHBA-së, të urdhëruara nga Trump, ndaj objekteve bërthamore iraniane në Fordo, Natanz dhe Isfahan, me çmimet që u rritën për shkak të frikës nga ndërprerjet e furnizimit.

Trump i bëri thirrje veçmas Departamentit të Energjisë të SHBA-së të rrisë prodhimin vendas: "SHPËTO, ZOTI, SHPËTO!!! Dhe dua të them TANI!!!"

Rritjet e çmimeve u nxitën nga shqetësimet se Irani mund të mbyllte Ngushticën e Hormuzit, përmes së cilës kalojnë çdo ditë rreth 20 milionë fuçi naftë dhe produkte nafte, kryesisht të destinuara për tregjet aziatike, përfshirë Kinën.

Parlamenti i Iranit miratoi të dielën një propozim për të mbyllur rrugën ujore strategjike pas sulmeve të SHBA-së, megjithëse vendimi përfundimtar i takon Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit.

Ngushtica trajton 85% të eksporteve të naftës irakiane dhe pjesën më të madhe të dërgesave të naftës së Iranit në Kinë. Disa anije cisternë tashmë kanë bërë kthesa U për të shmangur hyrjen në rrugën ujore, megjithëse trafiku i anijeve vazhdon.

Zëvendëspresidenti i SHBA-së JD Vance tha se ndërprerja e trafikut në ngushticë do të ishte "vetëvrasëse" për Teheranin, shkruan kp.

Sekretari i Shtetit Marco Rubio paralajmëroi se çdo veprim i Teheranit për të mbyllur ngushticën pas sulmeve të fundit do të ndikonte në të gjithë botën, përfshirë SHBA-në dhe Kinën.

Francë: Dënon sulmin Izraelit ndaj burgut iranian që strehoi shtetas francezë

Franca dënoi ashpër sulmin ajror të Izraelit mbi burgun famëkeq Evin në Teheran, i njohur për mbajtjen e të burgosurve politikë, përfshirë dy shtetas francezë, Cécile Kohler dhe Jacques Paris.

“Sulmi ndaj burgut Evin vuri në rrezik dy shtetasit tanë, të mbajtur peng prej tre vitesh. Kjo është e papranueshme,” deklaroi ministri i Jashtëm Jean-Noël Barrot në një postim në rrjetin X.

Kohler dhe partneri i saj u arrestuan në Iran në maj të vitit 2022 nën dyshimin për spiunazh. Më vonë, televizioni shtetëror iranian transmetoi një “rrëfim” të detyruar ku ata pranonin lidhje me shërbimet franceze të inteligjencës, pretendim që autoritetet franceze dhe organizatat për të drejtat e njeriut e kanë hedhur poshtë si të pavërtetë dhe të nxjerrë me dhunë.

Ministri Barrot kërkoi informacion të menjëhershëm mbi gjendjen e tyre dhe qasje konsullore sa më shpejt të jetë e mundur.

Raportime për shpërthime mbi Doha

Agjencitë e lajmeve Reuters dhe AFP raportojnë për shpërthime që dëgjohen mbi Doha.

Kjo vjen pas raportimeve të mëparshme nga media amerikane që thoshin se Irani po përgatitej menjëherë të qëllonte me raketa një bazë amerikane në Katar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat