Përkujtim i dy datave historike në Malmö të Suedisë

Diaspora

Përkujtim i dy datave historike në Malmö të Suedisë

Nga: Zymer Kuqaj Më: 14 qershor 2021 Në ora: 13:33
Malmo

Në Qendrën kulturore të Kosovës në Malmö të Suedisë më datën 12 qershor u përkujtuan dy data të rëndësishme të historisë së Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi.

U përkujtua 22 vjetori i çlirimit të Kosovës dhe 143 vjetori i Lidhjes shqiptare të Prizrenit.

Bartës i këtij aktiviteti ishte Lidhja e shoqatave shqiptare "Iliria" në Suedi.

Image


Referatin kryesor e mbajti prof Muhamet Shatri. Profesori në referatin e tij bëri një retrospektivë të historisë sonë më ndalesë të veçantë të Lidhja shqiptare e Prizrenit dhe rëndësia e saj në historinë tonë. Ai në referatin e tij shkurtimisht ceku edhe ngjarjet më të rëndësishme që kanë ndodhur pas Lidhjes shqiptare dhe që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e lavdishme të kombit tonë.

Veterani Mustafë Bajramaj përkujtoj luftën e UÇK-së dhe rolin e saj në lavdinë e lirisë së Kosovës. Mustafa solli para të pranishmëve ngjarje nga lufta e UÇK-së.

Rol të veçantë në referatin e veteranit ishte roli i mërgatës shqiptare në Suedi duke i përkujtue më emra të gjithë pjesëmarrësit e UÇK-së nga Suedia duke i bër nderim të veçantë dy dëshmorëve të rënë për lirinë e Kosovës. U përkujtuan për lavdinë e tyre shoku im i klasës Ismet Bicaj dhe trimi Afrim Krasniqi.

Xhevat Isufi foli për historikun e Qendrës kulturore në Malmö aty ku mbahej takimi. Ishte një freski e mirë edhe paraqitja e ndërmarrëses Antigona Ademi më dy poezi të veta.

Përgjegjësi kryesor i këtij aktiviteti Murat Koci dhe këshilli organizativ kishin bërë një organizim të mirë këtij manifestimi. Pjesëmarrja e shumë pjesëmarrësve duke mbuluar gjithë gjeografinë e shqiptare i dha një vlerë të veçantë dhe hijeshi këtij tubimi.

Lidhja shqiptare e Prizrenit më vendimet e saj për ruajtjen territoriale të katër vilajeteve shqiptare nuk mundi të jetësoj këto vendime mirëpo la si amanet brezave që do të vijnë që këto vendime të mos harrohen kurrë. Në bazë të këtij amaneti Këshilli organizativ i këtij manifestimi së paku kishte tubuar pjesëmarrës që përfaqësonin të katër ish vilajetet shqiptare siç ishin vilajeti i Kosovës, i Shkodrës i Manastirit dhe i Janinës.

Nga Stokholmi kishte ardhur mallakastriotja Anila Velaj, ajo foli për rolin e shqiptarëve të jugut të mbuluar nga vilajeti i Janinës dhe jehona e Lidhjes së Prizrenit në këto troje që kurrë nuk kanë rreshtur në kontributin e tyre në aspiratat tona të përbashkëta në lirinë e kombit tonë. Nga Manastiri tubimin përshëndeti mësuesi Mitat Residovski. Zait Pollozhani nga Ohri mbajti një fjalim përmbajtësor më theks të veçantë të secilit nga ne si individ të jep shembull në afrimin e mendimeve për të ardhur të një vendimi yni i përbashkët. Ulqinakja Teuta Nikezi foli për Ulqinin e saj dhe tonin. Ajo foli për ruajtjen e identitetit kombëtar të ulqinakëve dhe shqiptarëve në Mal të zi. Ferat Meha nga Prekazi heroik e mbajti një fjalim më vlerë. E çka është ma më vlerë për Prekazin së sa lufta e pareshtur për liri për të përfunduar më UÇK-në e lavdishme.

Gati në fund dhe jo pa rëndësi, moderatore e këtij tubimi ishte goca e re pejane Emma Osa përndryshe zëri i njohur i radio Dardanisë në Malmökanalen.

Për fund. Nuk ka asgjë më mirë së sa kur vet të pranishmit e bëjnë atmosferë festive më këngë dhe valle nga tradita jonë. Aty ishin i papritueshmi më qiftelin e tij Haxhi Haxhija, këngëtarja e re Blerina Osa dhe Beqir Shaqiri që është gjithmonë i gatshëm që të krijojë atmosferë më këngët e vjetra popullore që e kënaqin publikun. Violina e Afrim Elshanit dhe mjeshtria e tij prej një artisti të vërtetë muerr më plotë meritë duartrokitjet e publikut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat