Arrestohen 4 shqiptarë, vodhën shtëpinë e kryetarit të bashkisë

Diaspora

Arrestohen 4 shqiptarë, vodhën shtëpinë e kryetarit të bashkisë

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 17:16
Ilustrim

Katër shqiptarë dhe një oficer policie italian u arrestuan nga policia në Itali pasi akuzohen të paktën 40 grabitje në shtetin fqinj. Dhjetorin e kaluar pre e grabitjes së tyre kishte rënë edhe banesa e e kryetarit të bashkisë së Merates Massimo Panzeri

Sipas mediave vendase ata u kapën para se të arratiseshin jashtë vendit, në Verona. Të pestë ata ishin nisur për në Shqipëri.

Vlera e sendeve të grabitura prej tyre në disa banesa kap vlerën e afro 100 mijë eurove. Grabitja e fundit daton disa ditë më parë në periferi të Leces.

Hetimet që çuan në arrestimin e tyre u drejtuan nga njësia operacionale pas një ndjekje deri në orët e natës dhe këqyrjes së kamerave të sigurisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat