E enjte, 25 prill 2024
  • Zbukurohet Gjakova, Çarshia merr pamje mahnitëse

    Nga fotografitë e publikuara, shihet se qyteti i kulturës ka zbukuruar ambientet e lokaleve në “Çarshinë e Vjetër” të Gjakovës’, me drita dhe zbukurime të tjera.

    Jo veç Gjakova, po edhe fshati i saj Pjetërshan ka magjepsur edhe sivjet me dekorimin për festat e fundvitit, Krishtlindjet dhe Vitin e Ri.

    Edhe kësaj radhe shumë të rinj të këtij fshati të Gjakovës, por edhe fshatrave përreth kanë punuar, që Pjetërshan të duket përrallor, së paku për festat e fundvitit.

    Shumë vizitorë e vizitojnë këtë fshat për festat e fundvitit, për t’i parë nga afër bukuritë dhe zbukurimet e këtij fshati.

1 / 6