Ky është Sylë Dakaj, viktima e vrasjes në Suharekë

Kronikë

Ky është Sylë Dakaj, viktima e vrasjes në Suharekë

Nga: A.M. Më: 18 nëntor 2026 Në ora: 18:36
Sylë Dakaj, i cili mbeti i vrarë në Suharekë

Një vrasje e rëndë ka ndodhur në Suharekë, ku viktimë ka mbetur Sylë Dakaj.

Dyshohet se ngjarja ka nisur pas një konflikti në një parking, ndërsa rrethanat e plota dhe motivet që çuan deri te vrasja mbeten ende të paqarta.

Ndërkohë, një familjar i Sylë Dakajt ka publikuar fotografinë e tij, krahas një mesazhi ngushëllimi, ku ka shprehur dhimbjen për humbjen tragjike dhe u ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe të afërmve të viktimës.

“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të Sylë Dakaj.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit, mbarë farefisit dhe të gjithë familjarëve. Në këto çaste të rënda dhimbjeje, ju shpreh solidaritetin dhe ngushëllimet e mia të përzemërta.

Zoti ju dhëntë forcë, durim dhe qëndresë për ta përballuar këtë humbje të madhe. Humbjet e tilla lënë plagë që fjalët nuk mund t'i shërojnë.

U prehtë në paqe Sylë Dakaj dhe qoftë i përjetshëm kujtimi për të”, thuhet në mesazhin e ngushëllimit.

Image
Postim në Facebook
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat