Humbje e rëndë për Kosovën, për një fije floku i shpëton rënies nga Liga

Futboll

Humbje e rëndë për Kosovën, për një fije floku i shpëton rënies nga Liga

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 17 nëntor 2026 Në ora: 20:05 Përditësuar në ora: 22:40 më 17.11.2026
Momenti kur Kreshnik Hajrizi e ndali topin me dorë, në stilin e portierit, dhe u përjashtua direkt me karton të kuq në minutën e 26-të

Irlanda shkon në play-off

Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje të rëndë në Dublin, me rezultat 3:0 nga Republika e Irlandës, në ndeshjen e xhiros së gjashtë, respektivisht të fundit në Grupin 3 të Ligës B të Kombeve në futboll.

Irlanda shkoi në play-off, në luftë për të kërkuar një vend në Ligën A, ndërsa Kosova, falë barazimit të Austrisë me rezultat 1:1 ndaj Izraelit, i shpëtoi më të keqes, rënies në Ligën C.

Austria e mbylli në vendin e parë me 12 pikë, pasojnë Irlanda me 8, Kosova me 6 dhe Izraeli me 4 pikë.

Republika e Irlandës - Kosova 3:0

Stadiumi "Aviva" në Dublin.
Shikues: 51.000.
Gjyqtar: E. Malcevs (Letonia).
Shënues: Parrott (28' - nga penalltia e 50' - nga penalltia), Moylan (75').
Kartona të verdhë: Scales, Manning, Egan - Vojvoda.
Kartoni i kuq: Hajrizi.

Republika e Irlandës: Kelleher, O'Shea, Egan (O'Brien 76'), Scales (Vale 46'), Abankwah (Vata 84'), Molumby, Moylan (Ogbene 76'), Manning (Kitching 46'), Azaz, Parrott dhe Idah.
Kosova: Muriç, Vojvoda (Kurtulus 90+2;'), I. Krasniqi, Hajrizi, Kamberi, Gallapeni, Emërllahu (Raçi 59'), Rexhbeçaj (Kacuri 76'), Avdullahu, Asllani (Rrahmani 90+2') dhe Muriqi (Zabërgja 59')

Në minutën e 84-të, futbollisti shqiptar Roko Vata u inkuadrua në lojë dhe shijoi fitoren për pak minuta. Ndeshja u luajt në një atmosferë të zjarrtë, para rreth 51 mijë shikuesve.

Në minutën e 26-të, penallti për Irlandën! Hajrizi u ndëshkua me karton të kuq, pasi ndali topin me dorë për të mos lejuar që ai të përfundonte në rrjetë. Kosova mbeti me një lojtar më pak!

Troy Parrott nuk gaboi nga pika e bardhë. Me një goditje të fuqishme, e dërgoi topin në këndin e sipërm të majtë të portës, 1:0 për irlandezët në minutën e 28-të.

Pjesa e dytë nisi keq për Dardanët. Penallti në minutën e 50-të! Troy Parrott u tregua i pagabueshëm nga pika e bardhë dhe mposhti Arijanet Muriçin. Kosova në alarm! Një goditje e rëndë për Dardanët në këtë fillim të pjesës së dytë!

Kosova pati një mundësi në minutën e 68-të. Fisnik Asllani provoi nga një kënd shumë i vështirë, por goditja e tij u ndal nga portieri irlandez, i cili e dërgoi topin në goditje nga këndi.

Në minutën e 75-të, u shuan shpresat e Kosovës. Kitching harkoi bukur në zonë, ndërsa Moylan kërceu dhe me kokë dërgoi topin në këndin e poshtëm të majtë. Topi preku shtyllën dhe përfundoi në rrjetë, 3:0!

Kosova mposhtet

(E plotësuar) – Minuta e fundit.

87' Zëvendësim te Irlanda! Futbollisti shqiptar Roko Vata inkuadrohet në lojë.

85' – Të gjithë sytë tashmë janë te ndeshja Izrael – Austri!

82' Kosova po orvatet që mos të pësojë gola tjerë.

Republika e Irlandës - Kosova 3:0

Stadiumi "Aviva" në Dublin.
Shikues: 51.000.
Gjyqtar: E. Malcevs (Letonia).
Shënues: Parrott (28' - nga penalltia e 50' - nga penalltia), Moylan (75').
Kartona të verdhë: Scales, Manning, Egan - Vojvoda.
Kartoni i kuq: Hajrizi.

Republika e Irlandës: Kelleher, O'Shea, Egan (O'Brien 76'), Scales (Vale 46'), Abankwah (Vata 84'), Molumby, Moylan (Ogbene 76'), Manning (Kitching 46'), Azaz, Parrott dhe Idah.
Kosova: Muriç, Vojvoda (Kurtulus 90+2;'), I. Krasniqi, Hajrizi, Kamberi, Gallapeni, Emërllahu (Raçi 59'), Rexhbeçaj (Kacuri 76'), Avdullahu, Asllani (Rrahmani 90+2') dhe Muriqi (Zabërgja 59')

75' Kitching harkon bukur në zonë, ndërsa Moylan kërcen dhe me kokë dërgon topin në këndin e poshtëm të majtë. Topi prek shtyllën dhe përfundon në rrjetë. Një goditje tjetër e rëndë për Dardanët, 3:0! 

73' – Irlanda po kërkon golin e tretë! Presioni irlandez vazhdon të jetë i madh

68'  Fisnik Asllani provon nga një kënd shumë i vështirë, por goditja e tij ndalet nga portieri irlandez, i cili e dërgon topin në goditje nga këndi.  

67 Kosova ka presionin e madh.

64' Lajm i mirë për dardanët! Austria barazon rezultatin ndaj Izraelit

61' – Irlandezët vazhdojnë me sulme të njëpasnjëshme, ndërsa Kosova nuk po arrin të gjejë zgjidhje përballë presionit të madh të kundërshtarit.

59'  Zëvendësim te Kosova! Përzgjedhësi Franco Foda vendos të bëjë ndryshimin e radhës: Baton Zabërgja inkuadrohet në lojë, duke zëvendësuar Vedat Muriqin. Dardanët kërkojnë freski dhe energji të reja në sulm!

57’ – Presioni mbi Kosovën po rritet! Irlanda po kërcënon gjithnjë e më shumë portën e Dardanëve, ndërsa lajmet nga ndeshja tjetër e shtojnë edhe më shumë tensionin: Izraeli po fiton ndaj Austrisë.

54’ – Irlanda vazhdon të jetë shumë e rrezikshme në pjesën e dytë! Mbrojtja e Dardanëve po bën gabime dhe po lejon kundërshtarin të krijojë raste.

50’ Troy Parrott tregohet i pagabueshëm nga pika e bardhë dhe mposht Arijanet Muriçin. Kosova në alarm! Një goditje e rëndë për dardanët në këtë fillim të pjesës së dytë!48’ – Penallti për kundërshtarët! Portieri Arijanet Muriç shkaktoi penallti, duke e penguar pa nevojë futbollistin Parrott brenda zonës. Një gabim i kushtueshëm për skuadrën tonë!

47’ – James Abankwah rrezikoi portën tonë, por portieri Muriç nuk lejoi që të mposhtej!

46' Fillon pjesa e dytë.

Irlanda shkon në pushim me epërsi minimale 1:0 ndaj Kosovës

Tre minuta shtesë në pjesën e parë.

44' Ndeshje me rivalitet

41’ Irlanda është në epërsi, por Kosova nuk dorëzohet! Dardanët po kërkojnë golin e barazimit, ndërsa Asllani dhe bashkëlojtarët e tij po luftojnë për të rikthyer rezultatin. Pavarësisht disavantazhit numerik, Kosova vazhdon të kërkojë rastet e saj!

37’ Kosova po paraqitet mirë në këto minuta, pavarësisht se luan me një futbollist më pak. Dardanët po tregojnë karakter dhe po tentojnë të gjejnë golin e barazimit!

34’ Do të jetë shumë e vështirë për Dardanët në Dublin. Megjithatë, Kosova synon të rezistojë dhe të luftojë për të barazuar rezultatin, edhe pse po luan me një futbollist më pak. Kujtojmë se Kosovës i mungon edhe Edon Zhegrova.

30’ Kosova tashmë luan me një lojtar më pak, pas përjashtimit të Hajrizit në minutën e 26-të. Përveç disavantazhit numerik, Dardanët janë edhe në disavantazh në rezultat pas golit të Parrottit nga penalltia.

28’ Parrott nuk gabon nga pika e bardhë. Me një goditje të fuqishme, e dërgon topin në këndin e sipërm të majtë të portës. Irlanda kalon në epërsi!

26’ Penallti për Irlandën! Hajrizi ndëshkohet me karton të kuq dhe përjashtohet nga loja, pasi ndali topin me dorë për të mos lejuar që ai të përfundonte në rrjetë. Kosova mbetet me një lojtar më pak!

23’ Vedat Muriqi vazhdon të jetë i rrezikshëm! Irlanda është nën presion të madh.

18’ Vedat Murfiqi, në pozitë të mirë, por goditi drejt e në duart e portierit.

13’ Ndeshje e luftuar, atmosferë e zjarrtë në Dublin!

18’ Vedat Murfiqi, në pozitë të mirë, por goditi drejt e në duart e portierit.

13’ Ndeshje e luftuar, atmosferë e zjarrtë në Dublin!

Kombëtarja e Kosovës është gati për sfidën e sotme (20:45) ndaj Republikës së Irlandës në Dublin.

Ndeshja është e vlefshme për xhiron e fundit, respektivisht xhiron e gjashtë të Ligës së Kombeve.

Kosova renditet në vendin e dytë në Grupin 3, ndërsa Irlanda gjendet një vend më poshtë, me 6 pikë.

Kosovës i mjafton një pikë për të ruajtur vendin e dytë, i cili e dërgon në play-off për një vend në Ligën A.

Kosova: Muriç, Vojvoda, I. Krasniqi, Hajrizi, Kamberi, Gallapeni, Emërllahu, Rexhbeçaj, Avdullahu, Asllani dhe Muriqi.

Tifozët dardanë ‘pushtojnë’ rrugët e Dublinit

Tifozë të shumtë të kombëtares së Kosovës janë parë rrugëve të Dublinit, para përballjes së madhe të Kosovës ndaj Republikës së Irlandës.

Kombëtarja dardane do të luajë ndaj Irlandës, me ndeshjen e vlefshme për xhiron e gjashtë dhe të fundit të fazës së grupeve në Ligën B të Ligës së Kombeve.

Tifozë dardanë janë parë në rrugët e Dublinit, para kësaj përballjeje, duke ia thënë këngës dhe duke shfaqur optimizëm para kësaj ndeshjeje.

Kosovës i mjafton edhe barazimi për të siguruar vendin e dytë në grupin B3, duke qenë me një pikë më shumë se Irlanda momentalisht, e cila është e treta.

Kosova i ka gjashtë, derisa vendasit i kanë pesë. Austria është e para me 11 pikë, derisa Izraeli është i fundit me tri pikë.

Ndeshja nis nga ora 20:45, dhe luhet në stadiumin “Aviva”, në Dublin.

Irlanda apo Kosova? 

Janë publikuar formacionet zyrtare për përballjen mes Irlandës dhe Kosovës, në kuadër të xhiros së fundit të fazës së grupeve në Ligën B të Ligës së Kombeve.

Ky takim vendimtar zhvillohet sonte në stadiumin “Aviva” të Dublinit, me fillim nga ora 20:45.

Të dy përzgjedhësit, Heimir Hallgrimsson dhe Franco Foda, kanë vendosur për 11-shet startuese me të cilat do ta nisin këtë sfidë nga minuta e parë.

Kosova: Muriç, Vojvoda, I. Krasniqi, Hajrizi, Kamberi, Gallapeni, Emërllahu, Rexhbeçaj, Avdullahu, Asllani dhe Muriqi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat