Ronaldo dhe Morata, vendimtarë! Juventusi fiton Superkupën 

Futboll

Ronaldo dhe Morata, vendimtarë! Juventusi fiton Superkupën 

Nga: K.G. Më: 20 janar 2021 Në ora: 22:53
Juventusi fiton Superkupën 

Juventusi fiton Superkupën e Italisë. Cristiano Ronaldo dhe Alvaro Morata, e kush tjetër, shënuan për triumfin e Juves në finalen e Superkupës, duke e mposhtur me rezultat 2:0 Napolin, në takimin që u luajt në stadiumin "Citta del Tricolore". 

Në minutën e 64-të, Ronaldo nga afërsia tund portën e napolitanëve.

 As Elseid Hysaj e as Amir Rrahmani, nuk u futen në lojë në radhët e Napolit por qëndruan në bankë.  

Figura tragjike e Napolit është Insigne, i cili shpërdoroi rastin më të mirë në minutën e 80-të.

Ai nuk qe i saktë nga penalltia, duke gjuajtur jashtë shtyllës së djathtë pingule, ndërsa Juve ishte me fat të madh.

Në minutën e 90+4, Morata, vulos fitoren në 2:0.

Juventusi ia doli, duke fituar trofeun e çmueshëm, Napoli me gjithë përpjekjet mbetet duarbosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat