Ditën e sotme, është mbyllur java e 8-të në Abissnet Superiore për vajza me ndeshjet Teuta – Apolonia dhe Kinostudio Femra – Partizani.
Vajzat durrsake fituan 2:0 ndaj Apolonisë në aneksin “Niko Dovana”.
Teuta e drejtuar nga Arian Sheta shënoi nga 1 gol për pjesë, fillimisht Mikaela Metalla dhe Klea Hamonikaj siguroi 3 pikët për të sajat.
Me këtë triumf, durrsaket ngjiten në vendin e parë me 21 pikë, po aq sa kanë edhe fieraket, por Teuta gëzon golavarazh më të mirë.
Në duelin tjetër mes Kinostudio Femra dhe Partizanit, fituan këto të fundit me shifrat 4:0.