Bledi Shkëmbi: Për fat të mirë, arritëm objektivin tonë 

Futboll

Bledi Shkëmbi: Për fat të mirë, arritëm objektivin tonë 

Nga: B.S. Më: 22 nëntor 2026 Në ora: 23:26
Trajneri i Strugës, Bledi Shkëmbi

Struga Trim Lum ka arritur një fitore të rëndësishme në udhëtim te Bregallnica, duke triumfuar me rezultat 2:1 në ndeshjen e javës së 14-të të kampionatit të Maqedonisë së Veriut.

Me këtë fitore, skuadra strugane vazhdon serinë pozitive dhe mbetet në krye të tabelës së klasifikimit.

Megjithatë, gjithçka nuk shkoi sipas planit për Strugën, pasi vendasit e mbyllën pjesën e parë në epërsi 1:0.

Këtë e pranoi edhe trajneri i Strugës, Bledi Shkëmbi, i cili nuk ishte i kënaqur me paraqitjen e skuadrës në 45 minutat e parë.

“Nuk më pëlqeu mënyra se si luajtëm në pjesën e parë. Ishim shumë të ngadaltë dhe jo agresivë. I humbëm pothuajse të gjitha duelet në mesfushë dhe në sulm!

Pjesa e dytë ishte krejtësisht ndryshe. E nisëm me një mentalitet tjetër dhe me vetëbesimin se mund ta fitonim ndeshjen.

Për fat të mirë, arritëm objektivin tonë dhe mund të them se për paraqitjen në pjesën e dytë, futbollistët meritojnë komplimente”, deklaroi Shkëmbi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat