Dëmtimi i Ismajlit, trajneri zbulon situatën e pazakontë

Futboll

Dëmtimi i Ismajlit, trajneri zbulon situatën e pazakontë

Më: 22 nëntor 2026 Në ora: 22:25
Futbollisti Ardian Ismajli

Ardian Ismajli la fushën e lojës në minutën e 71-të të ndeshjes së të shtunës mes Napolit dhe Torinos, pasi kishte bërë një paraqitje mjaft të mirë kundër ekipit napolitan.

Mbrojtësi u ul në tokë dhe kërkoi zëvendësim, duke treguar fillimisht për probleme në kofshë.

Por pas sfidës, ishte trajneri Injacio Abate ai i cili zbuloi se futbollisti i Kombëtares kishte probleme të tjera.

“Ismajli kishte probleme në gishtin e dorës, kemi frikë se bëhet fjalë për frakturë. Në ditët e mëvonshme do të bëjë testimet e rastit”, tha trajneri i Torinos rreth situatës së mbrojtësit i cili po shoqërohet nga probleme dëmtimesh nga më të ndryshmet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat