Goli i rrufeshëm i Jasharit bën të festojë kampionin olimpik zviceran

Futboll

Goli i rrufeshëm i Jasharit bën të festojë kampionin olimpik zviceran

Nga: B.S Më: 22 nëntor 2026 Në ora: 23:45
Ardon Jashari shënon golin e tij të parë me fanellën e Milanit ndaj Frosinones

Futbollisti shqiptar, Ardon Jashari, ka treguar cilësitë e tij në fushën e lojës, duke kontribuar në fitoren e thellë të Milanit me rezultat 5:1 ndaj Frosinones, në kuadër të javës së 12-të të Serie A.

Mesfushori shqiptar realizoi golin e tij të parë me fanellën e Milanit, vetëm dy minuta pas inkuadrimit në lojë në fillim të pjesës së dytë.

“Ardon Jashari shënon për herë të parë me fanellën e Milanit dhe këtë e bën menjëherë pas inkuadrimit në lojë..

Image

Ish-skiatori Dario Cologna ishte i pranishëm në stadiumin “San Siro” dhe kishte veshur edhe një fanellë të Milanit me emrin e tij

Me të feston edhe ish-skiatori i disiplinave nordike, Dario Cologna”, shkruan media zviceran “Blick”

Ardon Jashari u inkuadrua në lojë në fillim të pjesës së dytë në ndeshjen kundër Frosinones dhe nuk iu desh shumë kohë për të lënë gjurmë.

Vetëm dy minuta më vonë, ai mori një pasim në mesin e fushës, përparoi drejt portës kundërshtare dhe e dërgoi fuqishëm topin nën traversë.

“Për futbollistin e Kombëtares së Zvicrës, ky ishte goli i parë në ndeshjen e tij të 31-të zyrtare me Milanin. Ai e realizoi pikërisht para syve të një kampioni katër herë olimpik.

Ish-skiatori Dario Cologna ishte i pranishëm në stadiumin “San Siro” dhe kishte veshur edhe një fanellë të Milanit me emrin e tij, siç dëshmohet nga një fotografi e publikuar në profilin e tij në Instagram.

Megjithatë, zvicerani nga kantoni i Graubündenit nuk kishte udhëtuar në Milano kryesisht për ndeshjen. Disa orë më parë, ai kishte marrë pjesë në gjysmëmaratonën e zhvilluar në metropolin e Italisë veriore, ku vendosi rekord personal me kohën 1:07:51 orë”, shkruan media zvicerane.

Që nga tërheqja nga skijimi i distancave të gjata në vitin 2022, Cologna merr pjesë rregullisht në gara popullore të vrapimit, ndërsa ka përfunduar edhe maratona.

Në kategorinë e garuesve mbi 40 vjeç, Cologna arriti madje të fitojë garën në Milano dhe pak më vonë pati edhe një arsye tjetër për të festuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat