Sulmuesi finlandez: Pres mbështetja e tifozëve të Tiranës

Futboll

Sulmuesi finlandez: Pres mbështetja e tifozëve të Tiranës

Më: 21 janar 2021 Në ora: 14:11
Sulmuesi finlandez: Pres mbështetja e tifozëve të Tiranës

Sulmuesi finlandez, Tim Vairien u prezantua sot si futbollisti më i ri i Tiranës. 27-vjeçari deklaroi para mediave se kishte marrë informacione për klubin bardheblu përpara se të firmoste me ta. Ai shtoi se Dinamo Drezdeni, klub me të cilin ka luajtur në të kaluarën, ka tifozët më të mirë në botë dhe shpreson që Tirana të ketë tifozë shumë të zjarrtë.

“Arsyeja se përse zgjodhi Tiranën – Di shumë. Në Finlandë e ndjekim shumë futbollin dhe i njoim klubet  e mëdha. Tirana është një klub i madh dhe kam marrë informacion. Është një mundësi e mirë. Duket mirë këtu. Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe që do ta ndihmoj ekipin për të luftuar titullin kampion.

Tirana, klubi më i madh në Shqipëri, ndjesia – Është nder i madh. Është bukur të jesh këtu, stadiumi, tifozët. Kam dëgjuar shumë gjëra të mira për këtu. Shpresoj që situata e pandemisë të ndryshojë. Tifozët janë shumë të rëndësishëm për ne dhe dua ta ndiej mbështetjen e klubit.

Objektivat – Dua të shënoj sa më shumë gola dhe të ndihmoj ekipin të fitojë kampionatin.

Presioni për titullin te Tirana  – Është mundësi e mirë për ne. Sigurisht ,që nuk ka qenë mirë. Siç e thashë, kam qenë kampion vjet. Presioni është normal, është pjesë e futbollit. Jam shumë i kënaqur që jam këtu. Përderisa jemi klub i madh, presioni ekziston.

Fjalë shqip – Akoma jo, por do të përpiqem ta mësoj shqipen.

Prezantim para derbit – Nuk e dija këtë. Faleminderit që më thatë.

Tifozët e Tiranës apo Dinamo Drezdenit – Është e vështirë të jap përgjigje. Kur kam luajtur te Dinamo Drezdeni, kam parë se ka tifozët më të mirë në botë. Edhe te Dortmundi me 80 mijë veta.

Por, Drezdeni ka tifozë më të mirë se Dortmundi. Pres mbështetja e tifozëve të Tiranës të jetë më mirë se e Dinamo Drezdenit, pse jo dhe pak më mirë”, deklaroi futbollisti më i ri i Tiranës, Tim Vairinen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat