Berisha: Pas luftës, u ktheva në Kosovë për ta rindërtuar...

Futboll

Berisha: Pas luftës, u ktheva në Kosovë për ta rindërtuar...

Më: 21 janar 2021 Në ora: 16:43
Berisha: Pas luftës, u ktheva në Kosovë për ta rindërtuar...

Valon Berisha, futbollist i Kombëtares së Kosovës ka folur sot për mediat në Francë, “sofoot”.

Berisha e nisi me një superdeklaratë: “Pas luftës, u ktheva në Kosovë për ta rindërtuar shtëpinë e familjes”.

Për të vazhduar, duke folur edhe për skuadrën e Reimsit.

“Po ndjehem si në shtëpinë time. Më duhej pak kohë gjatë ndeshjeve të para për t’i njohur shokët e skuadrës. Mendoj se skuadra në këto ndeshjet e fundit ka rritur potencialin”, ka thënë Berisha.

Kosovari gjatë intervistës tregoi edhe për arsyen pse zgjodhi klubin francez.

“Zgjodha këtë projekt, sepse menjëherë ndjeva se do të kisha një rëndësi të veçantë brenda saj. Projekti im është edhe të merrem me lojtarët e rinj. Më ka pëlqyer kjo, e kam bërë edhe te RB Salzburgu. Me pëlqen të jem një udhëheqës, prandaj zgjodha këtë projekt”, vazhdoi ai.

Valon Berisha tregon edhe historinë e tij si një fëmijë. Si kaloi ai në Norvegji? Tregoi lojtari:

“Nuk ishte e lehtë. Por, ata [Norvegjia] bëjnë shumë për të integruar të huajt në shoqërinë e tyre. Unë jam shqiptar, ata janë norvegjezë. Nëse bëja diçka mirë, isha norvegjez. Nëse isha i përfshirë në një përleshje, isha një shqiptar”, shtoi lojtari i Reimsit.

Cilat janë kujtimet tuaja më të hershme të kulturës?

“Ushqimi. Në shtëpinë tonë ne ushqehemi në mënyrë tradicionale, si pasul me mish. Babai im gjithmonë thoshte: “Nëse e hani këtë, do të bëheni të mëdhenj dhe të fortë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat