Real Madrid merr vendim për Zinedine Zidane

Futboll

Real Madrid merr vendim për Zinedine Zidane

Më: 21 janar 2021 Në ora: 20:07
Real Madrid merr vendim për Zinedine Zidane

Humbja në Kupën e Mbretit ndaj Alcoyano të mërkurën në mbrëmje me rezultat 2:1, ka prishur atmosferën në taborin mbretëror.   

Kampionët në fuqi të La Liga nuk kanë pasur rezultatet të mira në javët e fundit, ku humbën edhe në gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës.

Nuk planifikohet që Zinedine Zidane të largohet dhe plani i klubit është që francezi të përfundojë sezonin 2020/21.

Drejtorët e dinë që rezultatet e fundit nuk kanë qenë në standardin e Real Madridit, por ata këmbëngulin se nuk është momenti për të ndryshuar trajner.

Tani për tani, Zidane mbetet në krye dhe do të përpiqet të shpëtojë sezonin në La Liga Santander dhe në Ligën e Kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat