Barcelona me mund të madh kualifikohet në të tetën e finales! Dy penallti të humbura

Futboll

Barcelona me mund të madh kualifikohet në të tetën e finales! Dy penallti të humbura

Nga: K.Goca Më: 21 janar 2021 Në ora: 23:29
Barcelona me mund të madh kualifikohet në të tetën e finales! Dy penallti të humbura

Barcelona mezi është kualifikuar në të tetën e finales së Kupës së Mbretit. 

Katalunasit pas 120 minutave shënuan fitore me rezultat 2:0 ndaj ekipit të ligës së tretë, Cornella. 

Vendasit u treguan kockë e fortë për Barcelonën dhe ndeshja në kohën e rregullt përfundon 0:0. Pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta, katalunasit triumfojnë. 

Në minutën e 39-të, Pjaniç dështon nga penalltia sikurse edhe Dembele në atë të 80-tën, duke lëshuar mundësi të arta për Barcelonën.

Në minutën e 92-të, Dembele dhe në atë të 120-tën, Braithwaite, realizojnë për fitore dhe kualifikim të skuadrës katalunase.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat