El Sharawy gati të bashkohet me Romën

Futboll

El Sharawy gati të bashkohet me Romën

Më: 22 janar 2021 Në ora: 20:13
El Sharaawy

Futbollisti i Shanghai Shenhua Stephan El Sharaawy ndodhet në Romë dhe është gati të rikthehet tek gjiganti italian.

Stephan El Sharawy është gati të rikthehet tek skuadra e Romës.

Sipas “Gianlucadimarzo.com”, El Sharaawy ndodhet në Romë dhe së shpejti pritet ti bëjë testet mjekësore, ku edhe më pas pritet zyrtarizimi i tij si lojtari më i ri i “Giallorosëve”.

El Sharaawy ishte pjesë e Romës nga viti 2016 deri në vitin 2019 ku u tranferua në Kinë. Ai ka regjistruar 93 paraqitje për klubin dhe ka shënuar 26 gola.

Sipas artikullit, futbollisti njëherë do të testohet për COVID-19, dhe në rast të rezultimit të tij negativ, atëherë ai do të zyrtarizohet si lojtar i Romës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat