Katër gjigantë evropianë monitorojnë Dembelen

Futboll

Katër gjigantë evropianë monitorojnë Dembelen

Më: 23 janar 2021 Në ora: 17:56
Ousmane Dembele

Sulmuesi i Barcelonës, Ousmane Dembele po përcjellët me vëmendje nga katër klube të mëdha evropiane.  

Ylli francez, fitues i Kupës së Botës është i lidhur me Barcelonën vetëm deri në verën e vitit 2022.

Kështu drejtuesit e klubit nga Camp Nou hezitojnë ta lejojnë atë të hyjë në 12 muajt e fundit të kësaj marrëveshje dhe janë të interesuar ta shesin.

Klubet e interesuara për Dembelen nuk mungojnë dhe ijnë nga kampionatet më të forta evropiane si Liga Premier, Serie A dhe Bundesliga.

Plot katër klube të mëdha evropiane thuhet e janë duke e monitoruar situatën e sulmuesit francez.

Sipas gazetës katalunase Sport, Manchester Unitedi, Chelsea, Juventusi dhe Bayern Munich po monitorojnë situatën e kontratës së Dembeles në Barcelona.

Katalunasit do të pajtoheshin ta lejojnë largimin e lojtarit nëse paguhen së paku 60 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat