​Bundesliga gjermane rikthehet sot me dy ndeshje interesante

Futboll

​Bundesliga gjermane rikthehet sot me dy ndeshje interesante

Më: 24 janar 2021 Në ora: 13:12
​Bundesliga gjermane

Liga gjermane e njohur ndryshe edhe si Bundesliga gjermane rikthehet sot me dy ndeshje interesante në kuadër të xhiros së 18-të.

Ndeshja më interesante do të jetë mes Schalke 04 dhe Bayern Munich, respektivisht mes vendit të fundit dhe vendit të parë në tabelë.

Pas 17 xhirosh, Schalke pozicionohen në vendin e 20-të në tabelë, ku ka regjistruar vetëm një fitore, katër barazime dhe 12 humbje.

Kurse në anën tjetër, Bayern Munich pas 17 ndeshjesh, kanë 12 fitore, tre barazime dhe dy humbje, duke kryesuar tabelën e Bundesligës me gjithsej 39 pikë.

Programin e plotë të ndeshjeve në Bundesligën gjermane e gjeni të bashkangjitur më poshtë.

15:30 Schalke 04 (20) – Bayern Munich (1) (Stadiumi)

18:00 Hoffenheim (13) – FC Koln (16) (Stadiumi)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat