E cilësojnë si Pogba i ri, Lampard e do te Chelsea talentin francez

Futboll

E cilësojnë si Pogba i ri, Lampard e do te Chelsea talentin francez

Më: 25 janar 2021 Në ora: 00:31
Aurelien Djani Tchouameni

Quhet Aurelien Djani Tchouameni, është 20 vjeç, aktivizohet në rolin e qendërmesfushorit dhe në Francë e cilësojnë si Paul Pogba i ri. Monaco pagoi 18 milion euro te Bordeaux janarin e vitit 2021, një investim fantastik dhe që po jep frytet e duhura.

Lojtari më origjinë nga Kameruni, po shkëlqen tek ekipi nga Principata. Titullar absolut, një gol këtë sezon (e realizoi mbrëmjen e kaluar ndaj Marseille) dhe ndihmë e madhe për Monacon, që renditet në vendin e katërt në Ligue 1.

ESPN raporton se paraqitjet fantastike të Tchouamenit kanë tërhequr vëmendjen e Chelsea. Trajneri Frank Lampard e pëlqen shumë lojtarin e Francë U20 (5 ndeshje me kombëtaren e vogël), teksa drejtuesit e klubit londinez po përgatisin një ofertë për të dhe Monacon.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat