Shtyhet rifillimi i ndeshjeve për Kategorinë e Parë dhe të Dytë

Futboll

Shtyhet rifillimi i ndeshjeve për Kategorinë e Parë dhe të Dytë

Më: 25 janar 2021 Në ora: 12:16
FSHF

Shtyhet sërish rifillimi i Kategorisë së Parë dhe të Dytë për shkak të reshjeve të dendura të shiut.

Lajmin e ka bërë të ditur zyra e shtypit në FSHF.

Sipas Federatës Shqiptare të Futbollit, reshjet janë parashikuar të dendësohen në fundjavë dhe kjo gjë mund të sjellë problematika të mëdha në infrastrukturën e shumë skuadrave.

Rifillimi i ndeshjeve është planifikuar më 6 shkurt.

“Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se rifillimi i aktivitetit të Kategorisë së Parë dhe Kategorisë së Dytë do të shtyhet sërish.
Zyra e shtypit në FSHF njofton se vendimi është marrë për shkak të reshjeve të shiut, që parashikohen në fundjavë e që mund të krijojnë problematika të mëdha në infrastrukturën e shumë skuadrave.

Në këto kushte, Sektori i Garave në FSHF ka planifikuar që rifillimi i ndeshjeve në të dyja kategoritë të ndodhë fundjavën pasardhëse, më konkretisht 6 shkurt 2021.
Ndërkohë, lidhur me këtë ndryshim të kalendarit janë njoftuar edhe klubet e Kategorisë së Parë dhe Kategorisë së Dytë”, njofton FSHF.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat