Ky është futbollisti shqiptar që po përballet me Tottenhamin e Mourinhos

Futboll

Ky është futbollisti shqiptar që po përballet me Tottenhamin e Mourinhos

Më: 25 janar 2021 Në ora: 22:41
Anis Mehmeti

Shqiptarët janë të panumërtë kudo në botë, dhe shumë prej tyre kanë zgjedhur futbollin si profesion.

Njëri nga ta është edhe super talenti shqiptar Anis Mehmeti, i cili është produkt i skuadrës që garon në Championship, Norwich, por aktualisht luan te Wycombe Wanderers.

Mesfushori 20-vjeçar është me origjinë nga Shqipëria, dhe ka depërtuar në skuadrën e parë të Wycombe këtë sezon.

Ai ka luajtur 10 ndeshje këtë sezon, dhe ka shënuar një gol në Championship.

Aktualisht, Wycombe po luan kundër Tottenham në FA Cup, ndërsa Mehmeti është në bankën rezervë, ku pritet të inkuadrohet në pjesën e dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat