Zyrtare: Todibo largohet nga Barcelona

Futboll

Zyrtare: Todibo largohet nga Barcelona

Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 22:28
Jean-Clair Todibo

Jean-Clair Todibo është zyrtarisht futbollist i ri i Nices.

Qendërmbrojtësi francez ishte në huazim te Benfica në Portugali, por që u largua pas hapësirave të pakta që kishte.

Barcelona tani e ka huazuar lojtarin te Nice në Ligue 1, me klubin francez që e ka opsionin për ta blerë atë në verë.

Skuadra katalunase shpreson që Todibo të rikthehet në formën e tij të lartë dhe në verë ta rikthejnë në skuadër.

Nëse francezi nuk këndellet, atëherë Barcelona do ta shesë përfundimisht  lojtarin te Nice.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat