Dramë në Sevilla, Barcelona fiton në frymën e fundit

Futboll

Dramë në Sevilla, Barcelona fiton në frymën e fundit

Nga: Kemajl Goca Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 22:56
Barcelona

Stadiumi "Benito Villamarín" në Sevilla, gjithsesi i shkaktoi kokëçarje Barcelonës. Megjithatë në fund ia dolën që të shënojnë golin e fitores me rezultat 3:2 kundër Betisit, në takimin e vlefshëm të javës së 22-të.

Në minutën e 38-të, Iglesias shënon për Betisin dhe në anën tjetër e fut në presion skuadrën katalunase. 

Në pjesën e dytë, trajneri Ronald Koeman e fut në lojë Lionel Messin pikërisht në minutën e 57-të, i cili ngjallë lojën e Barcelonës. Nuk kaluan as dy minuta (59’), Messi me dinakërinë e tij barazon rezultatin 1:1. 

Pas nëntë minutave (68') Ruiz shënoi autogol për 1:2. 

Kur dukej se gjithçka po shkon në favor të Barcelonës, vendasit barazojnë rezultatin. 

Futbollisti Ruiz pas autogolit, këtë herë shënon për Betisin dhe barazon rezultatin 2:2.  Betis ishte shumë afër barazimit, por në tre minutat e fundi iu rrëshqiti nga dora. 

Futbollisti 21-vjeçar, portugezi Trincao është protagonist i fitores së Barcelonës, 2:3 pikërisht në minutën e 87-të. 

Barcelona fiton në frymën e fundit dhe ngjitet në vend të dytë me 43 pikë, ka dy takime më shumë dhe shtatë pikë me pak se lideri Atletico Madridi dhe ka lënë pas Realin po me 43 sosh.

Suarez i Atletico Madridit kryeson listën e shënuesve me 14 gola, duke lënë pas Messin me 13 dhe En Nesyri e  Sevillës me 13 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat