Konfirmohen vendet ku klubet angleze do të zhvillojnë ndeshjet në garat evropiane

Futboll

Konfirmohen vendet ku klubet angleze do të zhvillojnë ndeshjet në garat evropiane

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 15:54
Ilustrim

UEFA ka konfirmuar stadiumet dhe vendet se ku do të zhvillohen ndeshjet e skuadrave angleze në kuadër të Ligës së Kampionëve dhe asaj të Evropës.

Siç e dimë, Gjermania dhe Spanja janë dy shtetet të cilat nuk po iu lejojnë klubeve nga shtetet e tjera të udhëtojnë drejt tyre për të zhvilluar ndeshjet e Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës.

UEFA ka dhënë opsion që ndeshjet që nuk mund të zhvillohen në Gjermani ose Spanjë, të luhen në një stadium neutral, në një shtet që rastet e Covid-19 nuk janë alarmante.

Më poshtë mund të gjeni të bashkangjitur listën e klubeve dhe vendet në të cilat do të zhvillojnë ndeshje ato.

Chelsea (mysafir) – Atletico: Bukuresht, Rumani

Arsenal (vendas) – Benfica: Romë, Itali

Benfica (vendas) – Arsenal: Athinë, Greqi

Manchester City (vendas) – Borussia Monchengladbach: Budapest, Hungari

Liverpool (mysafir) – RB Leipzig: Budapest, Hungari

Manchester United (mysafir) – Real Sociedad: Torino, Itali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat