Morata rikthehet te Atl Madrid?

Futboll

Morata rikthehet te Atl Madrid?

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 18:19
Morata rikthehet te Atl Madrid?

Alvaro Morata mund të largohet nga Juventusi. Sulmuesi spanjoll, që është i huazuar nga Atletico Madridi, nuk ka bindur drejtuesit e klubit me paraqitjet e tij.

Mediat italiane kanë raportuar të dielën se drejtuesit e Juves po mendojnë të mos e blejnë kartonin e lojtarit.

Forma e dobët në të cilën është duke kaluar Morata, ka bërë që Juventusi të shikojë për ndonjë sulmues tjetër.

Atletico Madridi për ta liruar lojtarin po kërkon 55 milionë euro.

Këtë sezon Morata në të gjitha garat ka shënuar 13 gola dhe ka 10 asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat