Rodri është në fazën përfundimtare të rikuperimit nga lëndimi që pësoi në muskulin biceps femoris të këmbës së djathtë, gjatë ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Aston Villas.
Futbollisti nuk do të udhëtojë me skuadrën drejt Azerbajxhanit për ndeshjen kundër Sabahut, por plani është që, pas kthimit, ai t'i bashkohet stërvitjeve normale me pjesën tjetër të ekipit.
Nëse nuk paraqitet ndonjë pengesë gjatë rikuperimit, Rodri mund të përfshihet në listën e futbollistëve për ndeshjen kundër Deportivo-s, të dielën më 29 nëntor, në mënyrë që të jetë në gjendje të mirë fizike për përballjen kundër Atlético Madridit më 2 dhjetor.
Fillimisht ishte përmendur se mesfushori i Barcelonës do të mungonte për rreth një muaj, çka nënkuptonte se rikthimi i tij për ndeshjen kundër madrilenëve do të ishte shumë i vështirë dhe në kufijtë e kohës së parashikuar.
Megjithatë, rikuperimi ka ecur më mirë sesa ishte parashikuar dhe Rodri mund të rikthehet disa ditë më herët.