Nga Trabzonspor janë shfaqur shqetësime sa i takon gjendjes së Ernest Muçit.
Mesfushori u dëmtua në ndeshjen me Finlandën dhe në Turqi ngrenë dyshime nëse pogradecari do të jetë në gjendje të rikthehet në fushë për ndeshjen e së dielës me Eyupsporin.
Mediat turke raportojnë se nëse Muçi nuk e ndjen veten plotësisht të gatshëm, trajneri gjerman, Thomas Reis nuk do të ndërmerrte risqe dhe në vend të tij do të aktivizonte Ozan Tufan.
Ky i fundit projektohet nga minuta e parë nëse shqiptari nuk ia del.
Do të duhet rezultati që do të dalë nga testet e hollësishme që do të përcaktojnë edhe kohën që do t’i duhet Ernest Muçit për t’u kthyer në fushë.
Rendimeti i tij ka qenë mjaftueshëm i lartë këtë edicion, ku ish-i i Tiranës ka gjetur rrugën e rrjetës 3 herë ndërsa ka shërbyer edhe 6 të tjerë për shokët e skuadrës, duke patur një figurë qendrore në formacionin e Reis.