Fundjavë efektive e futbollistëve shqiptarë në Evropë

Futboll

Fundjavë efektive e futbollistëve shqiptarë në Evropë

Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 12:04
Lojtarët si Rey Manaj, Sokol Cikalleshi, Myrto Uzuni dhe Armando Broja iu ndihmuan ekipeve të tyre për të shijuar fitore të rëndësishme

Fundjava që lamë pas ishte shumë e frytshme për sulmuesit e Kombëtares së Shqipërisë të cilët gjetën rrugën e golit në klubet e tyre respektive.

Lojtarët si Rey Manaj, Sokol Cikalleshi, Myrto Uzuni dhe Armando Broja iu ndihmuan ekipeve të tyre për të shijuar fitore të rëndësishme.

Manaj i cili luan për Barcelonën në Divisionin e Dytë spanjoll realizoi dy gola në fitoren 3-0 të katalanasve kundër ndaj ekipit Hospitalet. Golin e parë e realizoi me kokë kurse të dytin nga penalltia.

Dy gola i realizoi edhe Sokol Cikalleshi të shtunën me klubin e tij turk Konyaspor, ndërsa Myrto Uzuni i dhuroi fitoren Ferencavarosit në Hungari me një gol me peshë.

Në listën e realizuesve u regjistrua edhe Armando Broja me golin e tij kundër PSV Einthoven.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat