​Luftë e ashpër për titullin kampion në Superligën e Kosovës

Futboll

​Luftë e ashpër për titullin kampion në Superligën e Kosovës

Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 12:30
Foto ilustrim

Superliga e Kosovës në futboll po bëhet gjithnjë e më interesante nga java në javë.

Deri në këtë pikë të sezonit kur tashmë janë zhvilluar 20 ndeshje, lufta për titullin kampion vazhdon të mbetët shumë e hapur dhe e paparashikueshme.

Deri më tani, së paku tri skuadra janë në garë të ngushtë për më të mirin e Kosovës në futboll.

Ballkani, Drita dhe Prishtina janë ekipet që po vazhdojnë ta mbajnë ritmin e lartë të përformancave të tyre.

Skuadra nga Suhareka e drejtuar nga trajneri Bledi Shkëmbi e ka rrëmbyer së fundmi vendin e parë pas fitores kundër Feronikelit me rezultat minimal 1-0 duke e parakaluar Dritën e cila pësoi disfatë befasuese nga Trepça 89’ me rezultat 2-1.

Nga ana tjetër, Prishtina është skuadra e cila është duke kaluar nëpër një formë fantastike ku në pesë ndeshjet e fundit ka një barazim dhe katër fitore dhe tani ka arritur në kuotën e 38 pikëve, pra gjashtë më pak se dy kryesuesit Ballkani dhe Drita që kanë nga 44 pikë.

Pikërisht Prishtina dhe Drita do të ballafaqohen në xhiron e radhës të Superligës së Kosovës, ndeshje kjo e cila zhvillohet më 24 shkurt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat