Solskjaer paralajmëron Guardiolën: Gara për titull nuk ka marrë fund

Futboll

Solskjaer paralajmëron Guardiolën: Gara për titull nuk ka marrë fund

Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 13:17
Solskjaer paralajmëron Guardiolën: Gara për titull nuk ka marrë fund

Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, e ka paralajmëruar liderin Manchester City se skuadra e tij nuk do ta bëjë asnjë lëshim në përpjekje për t’i bërë trysni atij në garë për titull në Premierligë, pas fitores 3:1 kundër Newcastle në Old Trafford.

Marcus Rashford, Daniel James dhe Bruno Fernandes shënuan për fitoren e parë të djajve të kuq në tri ndeshjet e fundit, ndërkohë që Allan Saint-Maximin e shënoi golin e vetëm për vizitorët në Old Trafford.

Kjo fitore erdhi pas një triumfi të thellë 4:0 kundër Real Sociedadit në Ligën e Evropës të enjten dhe, sipas Solskjaer, Unitedi e ka tejkaluar dështimin e javëve të kaluara.

Por pavarësisht fitores, Unitedi ngel 10 pikë prapa liderit dhe rivalit, Manchester City pas 23 ndeshjeve.

Megjithatë, trajneri norvegjez s’e ka ndërmend të dorëzohet.

"Nuk do të them se ka marrë fund derisa të merr fund. Ne kemi qenë dëshmitarë të shumë ekipeve që janë mbajtur, kanë vazhduar me punë dhe e kanë bërë punën e vet. Diçka mund të ndodhë", tha Solskjaer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat