Lajm i bujshëm nga Spanja

Futboll

Lajm i bujshëm nga Spanja

Më: 5 mars 2021 Në ora: 15:10
Lajm i bujshëm nga Spanja

Nga Spanja vëmendja ndaj Juventusit është bërë e madhe, sidomos pas transferimit në vitin 2018 të Ronaldos. Gjithsesi, siç vazhdojnë të raportojnë mediat madrilene, së fundmi ka lindur një tjetër ide.

Reali, i cili po kërkon një goleador pas humbi CR7-ën, ka vënë në shënjestër Paulo Dibalën, si partner ideal i Benzemasë, por edhe një imazh i fortë në aspektin e marketingut.

Presidenti Perez e ka vlerësuar argjentinasin dhe ndoshta nëse nuk arrin të bindë Mbapenë, apo Halandin, do të joshë Dibalën.

Nga ana tjetër, Juventusi nuk është kundër akordit, por në këmbim të numrit 10 duan qendërmbrojtësin francez, Rafael Varan, i cili ka qenë gjithmonë një ëndërr e torinezëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat