Real Madrid gati për transferimin

Futboll

Real Madrid gati për transferimin

Më: 5 mars 2021 Në ora: 15:27
Real Madrid gati për transferimin

Klubi spanjoll, Real Madridi thuhet se është i gatshëm të tentojë transferimin e mbrojtësit të Manchester Unitedit, Aaron Wan-Bissaka.

Drejtuesit e Realit po kërkojnë një nënshkrim të ri, mbrojtës të djathtë afatgjatë këtë verë dhe Wan-Bissaka kryeson listën e tyre të shkurtër të opsioneve.

Sipas medias Okdiario, drejtuesit e Realit janë të gatshëm të ofrojnë deri në 70 milionë euro për anglezin.

Është eksperti kryesor i mediumit Okdiario, Eduardo Inda, i cili zbuloi këtë gjatë muajit të kaluar.

“Real Madridi është duke kërkuar një mbrojtës të djathtë. Ata kanë më të mirin që është Dani Carvajal, megjithëse problemi është dëmtimi”, ka thënë fillimisht Inda.

“Madridi ka Alvaro Odriozolan dhe Eder Militao gjithashtu mund të luajë aty. Odriozola konsiderohet të mos ketë pasur progresin e pritur”.

“Një tjetër mbrojtës i djathtë anglez që magjeps, një mbrojtës i shkëlqyeshëm me emrin Aaron Wan-Bissaka”, përfundoi gazetari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat