Kërkohet bojkoti i Botërorit nga kombëtarja e madhe

Futboll

Kërkohet bojkoti i Botërorit nga kombëtarja e madhe

Më: 6 mars 2021 Në ora: 11:09
Kërkohet bojkoti i Botërorit nga kombëtarja e madhe

Klubet e ligës së parë në Norvegji kanë nisur një raport në federatë ku kërkojnë që kombëtarja e tyre të bojkotojë pjesëmarrjen në Kupën e Botës, me arsye mbi shkelje të të drejtave të njeriut dhe të punëtorëve në vendin e punës pasi gazeta britanike “The Guardian” raportoi se 6500 punëtorë kishin ndërruar jetë në Katar gjatë 11 viteve të fundit.

Katarit ju dha në mënyrë të diktueshme e drejta për organizimin e Botërorit 2022 mes akuzave për korrupsion dhe ryshfet. Mes ekipeve që kanë dërguar raportin në federatë janë dhe ekipet elitare norvegjeze si Tromso, Ods, Stromgosed, Vikin dhe Bran.

E para që ndërmori një nismë të tillë ishte skuadra e Tromso-s duke dalë dhe me një deklaratë zyrtare: “Tromso mendon që ka ardhur koha që futbolli të ndalet dhe të bëjë disa hapa mbrapa. Ne duhet të mendojmë për ide të reja dhe të pyesim veten se pse njerëzit e dashurojnë kaq shumë futbollin.

Fakti që korrupsioni, skllavëria moderne dhe një numër i lartë i punëtorëve të vdekur janë baza e gjërave më të rëndësishme që kemi, Kupa e Botës, nuk është aspak e pranueshme.”, shprehej në deklaratë ekipi i Tromso.

Ndërkohë ka folur dhe ish-mbrojtësi i Norvegjisë, Tom Hogli, i cili ka luajtur 49 ndeshje zyrtare me kombëtaren midis viteve 2008-2015 : “Ne mendojmë se është koha të reflektojmë dhe të hedhim një hap tjetër. Kur të marrim këtë qëndrim, ne shpresojmë që Federata Norvegjeze të bëjë të njëjtën gjë.” Një peticion ka nisur dhe në Danimarkë dhe nëse fiton 50 mijë nënshkrime deri më 8 qershor atëherë do të shqyrtohet në parlamentin danez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat