Daja: Seriozitet maksimal para Skënderbeut

Futboll

Daja: Seriozitet maksimal para Skënderbeut

Më: 6 mars 2021 Në ora: 12:21
Daja: Seriozitet maksimal para Skënderbeut

Ilir Daja mban optimizmin e të kuqve në prag të sfidës me Skënderbeun. Barazimi me Apoloninë në transfertë nuk e ka cënuar objektivin e Partizanit.

“E kemi thuajse të gjithë kontingjentin, përveç Hasanit dhe Juniorit, që nuk do t’i kemi ta gatshëm për ndeshjen e nesërme. Nuk është se kemi ndonjë problem edhe pas barazimit me Apoloninë, pasi gjatë gjithë ndeshjes ekipi tregoi se e kërkonte fitoren. Kjo tregon mentalitetin që ka skuadra.”

Vlerësim për Skënderbeun: Nuk do e mendojmë nesër që Skënderbeu është në fund të tabelës. Pavarësisht formës, Skënderbeu është shfaqur mirë në lojë. Duhet të reagojmë mirë pas këtyre dy barazimeve. Më mirë që ndeshjet janë kështu të ngjeshura, që të paktën koha e rikuperimit të jetë më e shkurtër, për t’u rikthyer te fitorja.”

Motivimi: Unë tërhoqa vëmendjen në ndeshjen e fundit, jo se kisha frikë. Lojtarët janë të motivuar, pavarësisht se futbolli i ka të gjitha rezultatet brenda. Besoj se nesër do kemi të njëjtin motivim dhe duhet ta marrim me seriozitet maksimal, pasi Skënderbeu është një ekip i mirë.”

Garë e ekuilibruar: “Mendoj që ekipet kanë marrë atë që kanë dhënë në fushë, përveç disa gjërave të vogla me të cilat nuk duhet të merremi. Jo vetëm 4 skuadrat e para, por edhe dy të tjerat do të luftojnë për titullin, pasi janë edhe shumë ndeshje dhe pikë në lojë. Ai ekip që do ketë më shumë stabilitet në lojë dhe në marrjen e pikëve, do jetë favoriti për ta mbyllur kampionatin.

Kampionati i Partizanit: “Kemi bërë një kampionat shumë të mirë. Së shpejti do të kemi edhe Hasanin dhe Juniorin. Kemi kontingjent shumë të mirë, në të gjitha aspektet".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat