Pioli: Do zhgënjeheshim shumë...

Futboll

Pioli: Do zhgënjeheshim shumë...

Më: 6 mars 2021 Në ora: 12:24
Pioli: Do zhgënjeheshim shumë...

Në konferencën për shtyp para ndeshjes me Veronën, trajneri i Milanit, Stefano Pioli, foli për objektivat e ekipit të tij si dhe për luftën që i pret për të rikthyer Milanin në Ligën e Kampioneve.

“Jemi të fokusuar tek rezultatet dhe performanca jonë, është rruga jonë ajo që na intereson dhe jo ajo e të tjerëve.

Nëse do të na gjykojnë vetëm nga ndeshjet e fundit për mendimin tim kjo nuk është e drejtë. Ne kemi shumë cilësi në ekip dhe duam të marrim rezultate të mira.

Kualifikimi në Champions? E përsëris që në këtë kampionat janë shtatë skuadra që deri në fund do të japin gjithçka, por qëllimi jonë është të shkojmë në Ligën e Kampioneve.

Nëse nuk ndodh do të zhgënjeheshim shumë, me të gjitha këto që kemi bërë dhe kemi demostruar, megjithatë ne po shohim përpara me besim dhe pozitivitet.” u shpreh tekniku Pioli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat