Napoli konfirmon lëndimin e Ghoulam, ka dëmtuar gjurin

Futboll

Napoli konfirmon lëndimin e Ghoulam, ka dëmtuar gjurin

Më: 8 mars 2021 Në ora: 00:34
Faouzi Ghoulam

Napoli ka konfirmuar se Faouzi Ghoulam ka pësuar lëndim në gju, me raportimet që thuhet se mund të këtë dëmtuar sërish ligamentet.

Do ishte e tmerrshme për algjerianin, karriera e të cilit nuk ka qenë siç pritej në këto tri vitet e  fundit shkaku i lëndimeve.

Problemet nisën në nëntor të viti 2017 ku lëndim ligamentin e gjurit të djathtë, pastaj në shkurt të vitit 2018 lëndoi sërish gjurin dhe në qershor të atij viti u detyra të operohet dhe tani është shëruar.

Mirëpo, fatkeqësisht këtë mbrëmje në fitoren ndaj Bolognas, Ghoulam u zëvendësua nga Elseid Hysaj pas lëndimit.

Lajm i mirë për të është se nuk ka lënduar gjurin, ku ka pasur shumë probleme, por sipas Calciomercato, ka shumë shqetësime që mund të këtë dëmtuar sërish ligamentet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat