Lajme të mira tek Juve, De Ligt dhe Chiellini rikthehen në stërvitje

Futboll

Lajme të mira tek Juve, De Ligt dhe Chiellini rikthehen në stërvitje

Më: 8 mars 2021 Në ora: 12:47
Pirlo

Juventusi është duke zhvilluar seancën stërvitore para ndeshjes ndaj Portos në kuadër të Ligës së Kampionëve.

“Bianconerët” e humbën ndeshjen e parë në Portugali me rezultatin 2-1 dhe presin të bëjnë një rikthim në Allanz Stadium.

Për këtë, atyre ju nevojiten lojtarët kryesorë, të cilët kanë munguar ndeshjet e fundit.

Në seancën stërvitore të ditës së sotme, Matthijs de Ligt dhe Giorgio Chiellini janë rikthyer dhe janë stërvitur.

Fatkeqësi për Juventusin është se Paulo Dybala do mungojë dhe Rodrigo Bentancur i cili është i infektuar me COVID-19.

Juventusi do ndeshet me Porton nesër në orën 21:00.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat