Krocia publikon listën e të ftuarve për ndeshjet e muajit mars

Futboll

Krocia publikon listën e të ftuarve për ndeshjet e muajit mars

Më: 8 mars 2021 Në ora: 16:22
Foto ilustrim

ombëtarja e Kroacisë ka bërë publike listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet e muajit mars.

Kroacia do zhvillojë tri ndeshje këtë muaj, në kuadër të kualifikimeve për fazën e grupeve të Kupës së Botës.

Ndeshjen e parë do ta zhvillojnë si mysafir kundër Sllovenisë (24 mars), pastaj e pret Qipron (27 mars) dhe pas tri ditëve është prapë nikoqir i Maltas (30 mars).

Së fundmi, kryetrajneri Zlatko Dalic ka publikuar listën e plotë te lojtarëve të ftuar.

Portierë: Lovre Kalinic, Dominik Livakovic, Simon Sluga

Mbrojtës: Domagoj Vida, Dejan Lovren, Sime Vrsaljko, Bonra Berisic, Duje Caleta-Car, Dario Melnjak, Filip Uremovic, Josip Juranovic.

Mesfushorë: Luka Modric, Mateo Kovacic, Marcelo Brozovic, Milan Badelj, Mario Pasalic, Nikola Vlasic.

Sulmues: Ivan Perisic, Andrej Kramaric, Ante Rebic, Josip Brekalo, Bruno Petkovic, Mislav Orsic dhe Ante Budimir.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat