Dy përballje interesante në Champions

Futboll

Dy përballje interesante në Champions

Më: 10 mars 2021 Në ora: 11:07
Dy përballje interesante në Champions

Gara më e fortë në botë për klube, Champions League, vazhdon edhe sonte me dy ndeshje tjera.

Pas Borussia Dortmundit e Portos, sonte do të mësohen emrat e dy skuadrave tjera çerekfinaliste.

Në “Puskas Arena” të Budapestit, Liverpooli takohet me Red-Bull Leipzigun. Ndeshjen e parë e kishte fituar skuadra angleze si mysafire me rezultatin 0-2.

Ndeshja tjetër zhvillohet mes Paris Saint-Germainit dhe Barcelonës në “Parc des Princes”.

Ndeshja e parë e zhvilluar mes këtyre dy skuadrave në “Camp Nou” kishte përfunduar me fitoren 1-4 të francezëve.

Të dy ndeshjet e lartpërmendura nisin në ora 21:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat