Nuk ka marrëveshje

Futboll

Nuk ka marrëveshje

Më: 11 mars 2021 Në ora: 11:27
Nuk ka marrëveshje

Vazhdon edhe më tutje të jetë e pa qartë e ardhmja e Davide Alabas pasi Bayern Munich nuk ka shprehur gatishmëri për t’ia vazhduar kontratën.

Mbrojtësi austriak ka tërhequr interesimin e shumë skuadrave të mëdha duke përfshirë edhe dy gjigantët spanjolle Barcelona dhe Real Madrid.

Mediat disa herë kanë shkruar se lojtari do t’i bashkohet Real Madridit, por kishte edhe lajme se ai mund të transferohet edhe në “Camp Nou” te Barcelona.

Tani, është agjenti i tij, Pini Zahavi ai i cili e ka sqaruar të gjithë situatën e tij duke konfirmuar se Alaba ka një marrëveshje verbale me skuadrën e Zinedine Zidane.

“Nuk ka marrëveshje verbale me Barcelonën. Lajmi nuk është i vërtetë. Klubi i vetëm që arriti marrëveshje verbale me Alaban është Real Madridi, siç është raportuar, por ende nuk është nënshkruar”, ka thënë ai për Goal.com.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat