Shqelmi ndaj Balotelli dhe pështyrja e Poulsen, Totti nuk ia fal

Futboll

Shqelmi ndaj Balotelli dhe pështyrja e Poulsen, Totti nuk ia fal

Më: 11 mars 2021 Në ora: 13:14
Shqelmi ndaj Balotelli dhe pështyrja e Poulsen, Totti nuk ia fal

Atij me siguri i mungon futbolli, ajo botë ku ka qenë yll për mbi 25 vite. Francesco Totti punon me kohë të plotë me agjensinë e skautëve, të themeluar një vit më parë, “CT10 Management”, por është e pamohueshme se i mungon era e barit, edhe pse në moshën 44 vjeç. Ish-kapiteni i Romës i dha një intervistë Walter Veltroni për “Sette”, gazeta javore e “Corriere della Sera”, që do të dalë në treg nesër.

Këtu janë disa pjesë nga biseda mes të dyve, duke filluar nga beteja e fituar me Covid-19: “Unë kisha pneumoni bilaterale, ethe deri në 40 gradë, kollë të vazhdueshme, shkruan telesport. 

Shumë lodhur, nuk kisha fare oreks. Ishte shumë e vështirë për 24 ditë. Djemtë u trembën, të gjithë ishim pozitivë në familje, por të tjerët fatmirësisht asimptomatikë”.

Tërheqja e detyruar nga futbolli është ende një plagë e hapur që, herë pas here, kthehet për t’i shkaktuar dhimbje: “E dija që herët a vonë do të më duhej ta lija futbollin. Duhet të jemi realistë. Në moshën 40 vjeç është gjithashtu e vështirë të mbërrish dhe të vazhdosh të luash në nivelin e duhur. Por, në rastin tim u detyrova të tërhiqesha.

Mund të gjendej një zgjidhje. Do të doja ta lija futbollin në një moment tjetër. Do të doja ta merrja vetë vendimin, jo të më imponohej”.

Në karrierën e tij, Totti do të zhbënte veçanërisht dy moment, në të cilat thjesht nuk mund ta njohë veten: “Ndërhyrjen e dhunshme ndaj Balotelli (në ndeshjen Roma-Inter 0-1) dhe pështyrjen ndaj Poulsen do doja t’i zhdukja nga karriera ime. Ato ishin gjërat më të këqija, që mund të kisha bërë, gjëra që nuk kanë lidhje me mua si futbollist. Ende nuk mund ta kuptoj se si mund t’i bëja ato veprime”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat