Manchester United e Milan ndahen në paqe, “San Siro” do ta vendos çerekfinalistin

Futboll

Manchester United e Milan ndahen në paqe, “San Siro” do ta vendos çerekfinalistin

Më: 11 mars 2021 Në ora: 21:05
Manchester United

Manchester United dhe Milan kanë barazuar në ndeshjen e parë të Ligës se Evropës me rezultat 1-1.

Ndeshja nisi më mirë për Milanin që kishte disa raste të mira në fillim, ku edhe shënoi me Rafael Leaon dhe Franck Kessié, pro të dyja u anuluan.

Manchester United kishte dy raste të mira në fundin e pjesës së parë, me Harry Maguire dhe Anthony Marial, por sukses.

Me fillimin e pjesë së dytë, United gjeti golin.

Zhvillohej minuta e 50-të, kur asistimin në zonë te Bruno Fernandes e ktheu në gol i riu Amad Diallo për 1-0.

Në fund të ndeshjes Milani barazoi me Simon Kjaer që shënoi me kokë për 1-1.

Ndeshja kthyese zhvillohet pas një  jave në “San Siro”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat