Ramos: Messin do ta ftoja edhe në shtëpi

Futboll

Ramos: Messin do ta ftoja edhe në shtëpi

Më: 11 mars 2021 Në ora: 23:36
Ramos: Messin do ta ftoja edhe në shtëpi

Sergio Ramos dhe Real Madrid janë të lidhur ngushtë me njëri-tjetrin.

Por, nuk përjashtohet mundësia që kapiteni i kampionëve të Spanjës të bëhet pjesë e një tjetër klubi në verë, pasi kontrata i përfundon më 30 qershor.

Gjithsesi kurrë nuk do të pranonte të luante për Barcelonën.

Këtë ai e ka shprehur ditën e sotme në konferencën e organizuar për publikimin e dokumentarit “Legjenda e Sergio Ramos”, që të gjithë do të mund ta shohin në Amazon.

Gjithçka nisi kur Ramos u pyet nëse do e pranonte te Reali argjentinasin Leo Messi.

“A do ta pranoja Messin në Madrid? 100 për qind, nuk kam asnjë dyshim për këtë. Unë madje do ta ftoja atë në shtëpinë time për ta ndihmuar (qesh)… Dhe diçka tjetër, unë kurrë nuk do të luaja për Barcelonën.

 Nuk do ta bëja diçka të tillë as për 50 milion euro në vit, as për 70 milion. Janë disa gjëra që paratë nuk mund t’i blejnë kurrë. Është e pamundur”, është shprehur Ramos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat