Aliti e Kryeziu luajnë tërë ndeshjen në Zvicër

Futboll

Aliti e Kryeziu luajnë tërë ndeshjen në Zvicër

Më: 13 mars 2021 Në ora: 20:50
Aliti e Kryeziu luajnë tërë ndeshjen në Zvicër

Zurichi dhe Lausanne kanë ndarë pikët në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të në Superligën e Zvicrës.

Ndeshja e zhvilluar sonte në “Letzigrund Stadion” ka përfunduar me rezultatin 1-1.

Blaz Kramer shënoi për vendasit, kurse Evann Guessand për mysafirët.

Reprezentuesit e Kosovës, Fidan Aliti dhe Hekuran Kryeziu, ishin titullarë te Zurichi dhe zhvilluan tërë ndeshjen, teksa Benjamin Kololli u inkuadrua në minutën e 61-të.

Te skuadra vendase gjithashtu tërë ndeshjen e luajti edhe Toni Domgjoni, teksa kësaj radhe nuk pati minuta për Blerim Xhemajlin.

Pas këtij barazimi, Zurichi ka 33 pikë dhe renditet i katërti, kurse Lausanne renditet e shtata me 31 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat