Dembele në pritje të kontratës së re të Barcelonës

Futboll

Dembele në pritje të kontratës së re të Barcelonës

Më: 15 mars 2021 Në ora: 18:08
Ousmane Dembele

Ky sezon për sulmuesin Ousmane Dembele ka qenë interesant, meqenëse herë ka pasur ngritje dhe herë zbritje tek forma e tij.

Francezi ka impresionuar duke zhvilluar 33 ndeshje në të gjitha garat dhe fituar vendin në formacionin bazë te Ronald Koeamit.

Sipas Mundo Deportivo, 23-vjeçari është i hapur që të rinovojë kontratën në “Camp Nou”, por do të pres për të parë kontratën e re të blaugranasve.

Barcelona pritet që në verë të shesë disa nga yjet dhe të zbres pagat e lojtarëve, por Dembele pritet të jetë në listën e lojtarëve që nuk largohen.

Problemi i vetëm te francezi mbetet goli, ngase ka shënuar vetëm tri herë në 20 ndeshje këtë edicion dhe dy prej tyre ishin gjatë 14 ndeshjeve të fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat