Prekazi dënohet me 200 euro

Futboll

Prekazi dënohet me 200 euro

Më: 16 mars 2021 Në ora: 17:26
Prekazi dënohet me 200 euro

Mbrojtësi i Ballkanit, Arbër Prekazi është dënuar me të holla për shkak të kartonit të kuq në ndeshjen Arbëria – Ballkani.

Komisioni Disiplinor ka marrë vendim për ta gjobitur me shumë prej 200 euro shkak ofendimeve drejtuara gjyqtarit kryesore

V E N D I M E

Futbollisti i KF “ Ballkani”, Arbër Pekazi, me nr ID:000356M89 në procedurë të hapur disiplinore nga Komisioni i Garave në ndeshjen Arbëria-Ballkani e javës së 24-t të Superligës, zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti“ në Podujevë. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes:

Sjellje jo sportive; në minutën e 71 gjyqtari e ndëshkon me kartonin e kuq pas dy të verdhëve dhe lojtari fillon me ofendime ndaj gjyqtarit kryesor. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika C: Lojtari në fjalë përveç dënimit automatik prej një ndeshje moslojë për shkak të kartonit të kuq (pas dy të verdhëve) – nuk u paraqit në ndeshjen pasuese Ballkani – Drita;

DËNOHET edhe me të holla në shumë prej 200 euro për ofendime. Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar është 8 ditë nga data kur vendimi bëhet i plotfuqishëm ( Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat