Federata e Spanjës njofton ndeshjen me Kosovën, largon termin...

Futboll

Federata e Spanjës njofton ndeshjen me Kosovën, largon termin...

Më: 31 mars 2021 Në ora: 12:17
Federata e Spanjës njofton ndeshjen me Kosovën, largon termin...

Sot është dita e ndeshjes (e mërkurë). Kombëtarja e Kosovës është gati për përballjen e parë të saj në histori ndaj Kombëtares së Spanjës.

Kjo ndeshje është e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Botëror “Katar 2022”.

Federata e Futbollit të Spanjës është dorëzuar nga presioni, duke larguar termin “territori i Kosovës” në njoftimin zyrtar për ndeshjen e sotme.

Në njoftimin e tyre zyrtar në rrjetet sociale, kanë vendosur emrin Kosova, duke mos përsëritur skandalin e ditëve më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat