Dortmundi merr pikë në Londër, Napoli i Rrahmanit befason Cityn, Reali bindës! Katër shqiptarë titullarë në Champions

Futboll

Dortmundi merr pikë në Londër, Napoli i Rrahmanit befason Cityn, Reali bindës! Katër shqiptarë titullarë në Champions

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 24 nëntor 2026 Në ora: 20:32 Përditësuar në ora: 22:59 më 24.11.2026
Futbollistët e Borussia Dortmundit festojnë golin e barazimit dhe pikën e madhe të fituar në Londër ndaj Arsenalit

Napoli kthehet me një pikë

Ndeshjet e mbrëmjes në Champions League sollën emocione dhe rivalitet të madh. Borussia Dortmundi mori një pikë në udhëtimin ndaj Arsenalit në Londër, Real Madridi triumfoi bindshëm ndaj PSV-së, ndërsa Napoli i Amir Rrahmanit befasoi Manchester Cityn, duke marrë një barazim 2:2 në “Etihad”.

Vëmendje të veçantë patën edhe futbollistët shqiptarë. Katër prej tyre u paraqitën si titullarë: Amir Rrahmani te Napoli, Brajan Gruda te Leipzigu, si dhe Stavros Pilios e portieri Thomas Strakosha te AEK-u.
Rezultatet

Arsenali - Dortmundi 1:1
Como – AEK 1:0
Feyenoord – Porto 0:1
Manchester City – Napoli 2:2
Leipzig – Lens 3:1
Reali – PSV 5:1
Slovan – Betis 0:2

Dortmundi merr pikë të artë në Londër

Borussia Dortmundi ka marrë një pikë të rëndësishme në udhëtim ndaj Arsenalit, duke barazuar me rezultat 1:1 në stadiumin “Emirates”.

Arsenali kaloi në epërsi në minutën e 10-të. Viktor Gyökeres shënoi një gol të bukur nga rreth 17 metra, duke e dërguar topin në këndin e sipërm të djathtë të portës dhe duke e lënë portierin Kobel të pafuqishëm.

Megjithatë, Dortmundi reagoi në pjesën e dytë. Në minutën e 55-të, Maximilian Beier realizoi për 1:1, pas një aksioni të bukur të mysafirëve.

Joane Gadou, ndonëse kishte pozitë të mirë për të goditur, vendosi të pasonte te Beier, i cili me një goditje precize e dërgoi topin në këndin e poshtëm të majtë të portës.

Reali përmbys PSV-në dhe triumfon bindshëm

Real Madridi tregoi fuqinë në pjesën e dytë, duke përmbysur rezultatin dhe triumfuar me shifrat 5:1 ndaj PSV-së.
Në minutën e 32-të, kroati Ivan Perishiq shënoi nga pika e bardhë dhe kaloi PSV-në në epërsi 0:1.

Reagimi i madrilenëve erdhi në pjesën e dytë. Në minutën e 50-të, Federico Valverde barazoi rezultatin me një goditje të fuqishme nga rreth 13-14 metra, duke e dërguar topin në këndin e poshtëm të majtë të portës.

Vetëm dhjetë minuta më vonë, Jude Bellingham realizoi një supergol. Mesfushori anglez goditi me mjeshtëri nga rreth 17-18 metra, duke e dërguar topin në këndin e sipërm të majtë të portës për 2:1.
Në minutën e 64-t, Kylian Mbappé shënoi për 3:1, ndërsa në minutën e 84-të realizoi edhe golin e dytë personal, duke e çuar rezultatin në 4:1.
Fitoren e thellë të Real Madridit e vulosi Vinícius Júnior në minutën e 87-të, për rezultatin përfundimtar 5:1.

Napoli i Rrahmanit befason Manchester Cityn

Napoli ka marrë një pikë të madhe në udhëtim ndaj Manchester Cityt, duke barazuar 2:2 në stadiumin “Etihad”.

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, ishte titullar dhe zhvilloi një paraqitje të mirë në fanellën e skuadrës italiane.

Pjesa e dytë solli katër gola dhe shumë emocione.

Në minutën e 56-të, Rasmus Højlund shënoi për Napolin, duke kaluar mysafirët në epërsi 0:1.

Manchester City reagoi në minutën e 67-të, kur Ayyoub Bouaddi përfitoi nga një pasim i bukur i Jeremy Dokut brenda zonës dhe me një goditje precize barazoi rezultatin në 1:1.

Napoli nuk u dorëzua dhe në minutën e 76-të kaloi sërish në epërsi. Noa Lang goditi menjëherë pas pranimit të topit brenda zonës dhe realizoi për 1:2.

Megjithatë, vendasit arritën të barazonin në minutën e 86-të. Rayan Cherki përfitoi nga një pasim i shkëlqyer i Iliman Ndiaye dhe me një goditje precize e dërgoi topin në rrjetë për 2:2.

Gruda ndëshkohet me karton të verdhë në fitoren e Leipzigut

RB Leipzigu ka shënuar fitore me rezultat 3:1 ndaj Lensit të Francës.

Brajan Gruda ishte titullar dhe zhvilloi një paraqitje të mirë në fanellën e skuadrës gjermane. Ai u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 63-të, ndërsa një minutë më vonë u zëvendësua.
Leipzigu e nisi ndeshjen në mënyrë fantastike, duke shënuar dy gola të shpejtë.

Në minutën e 6-të, David Raum ekzekutoi një goditje dënimi, ndërsa topi u devijua nga një mbrojtës i Lensit dhe përfundoi në rrjetë, duke i dhënë epërsinë 1:0 Leipzigut.

Vetëm tri minuta më vonë, Nusa dyfishoi rezultatin. Vendasit ushtruan presion të lartë gjatë ndërtimit të aksionit nga kundërshtari, ndërsa Nusa përfitoi nga një pasim i gabuar i Baidoos dhe me një goditje të fuqishme mposhti portierin Risser për 2:0.

Lens ngushtoi epërsinë në minutën e 58-të. Matthieu Udol reagoi më shpejt pas topit të kthyer nga portieri dhe e dërgoi atë në rrjetë nga afërsia për 2:1.

Megjithatë, Leipzigu vulosi fitoren në minutën e 90+4-t, kur Nusa realizoi edhe golin e tretë për rezultatin përfundimtar 3:1.

Como fiton ndaj AEK-ut të Strakoshës dhe Pilios

Como ka triumfuar me rezultat minimal 1:0 ndaj AEK-ut të Athinës.

Portieri i Kombëtares së Shqipërisë, Thomas Strakosha, dhe futbollisti Stavros Pilio u paraqitën si titullarë në fanellën e skuadrës greke.

Stavros Pilo u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 78-të të ndeshjes ndaj Comos.

Në minutën e 29-të, Como pati mundësinë të kalonte në epërsi nga pika e bardhë, por Lucas Da Cunha dështoi të shënonte. Goditja e tij përfundoi ngushtë jashtë shtyllës së majtë të portës.

Goli i fitores për Comon erdhi në minutën e 57-të. Luis Milla kontrolloi bukur një pasim të Martin Baturinës dhe nga skaji i zonës lëshoi një goditje të fuqishme, duke e dërguar topin në këndin e sipërm të djathtë të portës për 1:0.

Kështu, Como siguroi fitoren, ndërsa AEK-u i Strakoshës dhe Pilios mbeti pa pikë.

Dortmundi barazon me Arsenalin

(E plotësuar) –  Minuta e fundit.

86' Manchester City barazoi rezultatin në 2:2! Rayan Cherki përfiton nga një pasim i shkëlqyer i Iliman Ndiaye, tregohet i qetë brenda zonës dhe me një goditje precize e dërgon topin në këndin e poshtëm të djsthtë të portës!

84' Kylian Mbappé realizoi golin e dytë personal dhe të katërtin për Real Madridin! Ylli francez vazhdon shkëlqimin, duke kaluar portierin!

82 'Reali drejt fitores

Rezultatet
Arsenali - Dortmundi 1:1
Como – AEK 1:0
Feyenoord – Porto 0:1
Manchester City – Napoli 2:2
Leipzig – Lens 3:1
Reali – PSV 5:1
Slovan – Betis 0:2

77' Ndeshjet po i afrohen fundit, ndërsa rivaliteti mbetet i fortë në shumicën e përballjeve. Ekipet po luftojnë deri në minutat e fundit për të siguruar rezultatet e dëshiruara.

76' Napoli kalon në epërsi 1:2! Noa Lang godet menjëherë pas pranimit të topit brenda zonës dhe me një goditje të saktë e dërgon atë në rrjetë, në pjesën qendrore të portës. Një përmbysje e rezultatit për napolitanët!

72' Ndeshje të forta.

67’ Manchester City barazon rezultatin në 1:1! Ayyoub Bouaddi përfiton nga një pasim i bukur i Jeremy Dokut brenda zonës dhe me një goditje precize e dërgon topin në rrjetë, nën traversë!

64' Kylian Mbappe shënon për Real Madridin! Sulmuesi francez arrin ta dërgojë topin në rrjetë, duke i dhënë skuadrës madrilene një tjetër gol në këtë përballje.

60' Jude Bellingham shënon një gol të bukur për Real Madridin! Futbollisti anglez lëshon një goditje të fuqishme nga rreth 17-18 metra, duke e dërguar topin në këndin e sipërm të majtë të portës dhe duke e lënë portierin e skuadrës holandeze të pafuqishëm!

57 'Luis Milla kalon Comon në epërsi 1:0! Futbollisti kontrollon bukur një pasim të Martin Baturinës, ngre kokën dhe lëshon një goditje të fuqishme nga skaji i zonës, duke e dërguar topin në këndin e sipërm të majtë të portës. Një goditje e pandalshme!
 
58’ Matthieu Udol (Lens) reagon më shpejt pas topit të kthyer nga portieri dhe e dërgon atë në rrjetë nga afërsia, 2:1.

56' Rasmus Højlund shënon për Napolin! Sulmuesi danez demonstron aftësitë e tij para portës, duke dërguar topin në rrjetë me një goditje të saktë!

55’ Maximilian Beier shënon për Borussia Dortmundin dhe barazon rezultatin në 1:1! Joane Gadou, ndonëse kishte pozitë të mirë për të goditur, vendos të pasojë te bashkëlojtari i tij, Beier, i cili me një goditje precize e dërgon topin në këndin e poshtëm të majtë të portës.

50' Federico Valverde barazon rezultatin për Real Madridin! Ai lëshon një goditje të fuqishme nga rreth 13-14 metra, duke e dërguar topin në këndin e poshtëm të majtë të portës. 

49' Real Madridi po kërkon përmbysjen e rezultatit, duke shtuar presionin në kërkim të golave të rikthimit në lojë.
 
46' Fillojnë pjesët e dyta
 
Minuta e fundit e pjesës së parë.

43' Nga shtatë ndeshjet që po zhvillohen në orën 21:00, deri në këto momente janë shënuar vetëm pesë gola.

40' Thomas Strakosha dhe Stavros Pilio po paraqiten me sukses në fanellën e AEK-ut në përballjen ndaj Comos.

35' Reali në presion të rezultatit.

32' Kroati Ivan Perishiq shënon nga pika e bardhë dhe kalon PSV-në në epërsi 0:1 ndaj Real Madridit në Madrid!

30' Arsenali po tregon angazhim të madh.

29' Lucas Da Cunha (Como) dështon të shënojë nga pika e bardhë. Goditja e tij përfundon jashtë shtyllës së djathtë të portës!

25' Manchester City dhe Napoli po zhvillojnë një ndeshje interesante, me lojë të mirë nga të dyja skuadrat. Megjithatë, rezultati mbetet 0:0.21' Reali po has në rezistencë të skuadrës holandeze.

17' Dortmundi është nën presion të vazhdueshëm nga Arsenali, i cili po dikton ritmin e lojës.

14' Manchester City – Napoli dhe Real Madrid – PSV, ende pa gola. Të dyja ndeshjet po zhvillohen me rezultat 0:0.10' Viktor Gyökeres shënon një gol të bukur nga rreth 17 metra, në një pozitë mjaft të vështirë. Goditja e tij përfundon në këndin e sipërm të djathtë të portës, duke e lënë portierin Kobel të pafuqishëm.

9' Leipzigu dyfishon epërsinë me anë të Nusas! Vendasit ushtrojnë presion të lartë ndaj Lensit në ndërtimin e aksionit, ndërsa Nusa përfiton nga një pasim i gabuar i Baidoos, rrëmben topin dhe me një goditje të fuqishme mposht portierin Risser.

8' Arsenal – Borussia Dortmund, lojë e mirë dhe rivalitet i madh në minutat e para të ndeshjes.

6' David Raum (RB Leipzig) ekzekuton goditjen e dënimit, ndërsa topi devijohet nga një mbrojtës dhe përfundon në rrjetë, duke e lënë portierin Robin Risser të pafuqishëm. 1:0 për RB Leipzigun!

3' Sven Mijnans (PSV) kërcen më lart se të gjithë brenda zonës, por goditja e tij me kokë përfundon shumë larg shtyllës së djathtë të portës.

1' Fillojnë ndeshjet.

Amir Rrahmani me Napolin dhe Brajan Gruda me Leipzigun startuan nga minuta e parë në ndeshjen e xhiros së pestë të Ligës ë Kampionëve në futboll.

Bodo/Glimt triumfon në minutën e 90+2-të

Përballja ndërmjet skuadrës norvegjeze Bodo/Glimt dhe asaj austriake LASK ishte e luftuar deri në minutat e fundit, në kuadër të xhiros së pestë të Ligës së Kampionëve.

Bodo/Glimt arriti të sigurojë fitoren në minutën e 90+2-të, duke triumfuar me rezultat 1:0 ndaj LASK-ut.

Golin e fitores për skuadrën norvegjeze e realizoi Andreas Helmersen, i cili shënoi me kokë nga afërsia, në qendër të portës, pas një depërtimi dhe harkimi të bukur nga Fredrik Bjørkan.

Pas këtij triumfi, Bodo/Glimt renditet në vendin e 16-të me shtatë pikë, një më shumë se LASK-u, që pozicionohet në vendin e 18-të.

Gul ia sjell fitoren Galatasarayt

Galatasaray ka marrë tri pikë të rëndësishme në përballjen me Aston Villën, duke triumfuar me rezultat 1:0 në ndeshjen e vlefshme për xhiron e pestë të Ligës së Kampionëve.

Kur gjithçka po shkonte drejt një barazimi, në minutën e 77-të u vendos fati i kësaj sfide. 

Deniz Gul shënoi me kokë nga afërsia, pas një rrëmuje para portës, duke i dhënë fitoren skuadrës turke.

Aston Villa renditet në vendin e shtatë me nëntë pikë, aq sa ka edhe Galatasaray, që pozicionohet në vendin e 13-të.

Manchester City – Napoli, formacionet zyrtare: Allegri starton me Amir Rrahmanin

Manchester City dhe Napoli do të përballen sonte, nga ora 21:00, në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Skuadra italiane do të kërkojë një rezultat pozitiv në udhëtimin në Angli, ndërsa trajneri Massimiliano Allegri ka vendosur t'u besojë nga minuta e parë Kevin De Bruyne dhe Rasmus Højlundit.

Napoli: Milinkoviq-Saviq; Beukema, Amir Rrahmani, Olivera; Politano, De Bruyne, Gilmour, McTominay, Spinazzola; Lang, Højlund.Trajner: Massimiliano Allegri.

Manchester City: Donnarumma; Nunes, Guehi, Gvardiol, O'Reilly; Bouaddi, Anderson; Cherki, Enzo Fernández, Allan; Haaland.

Formacioni zyrtar i Real Madridit për përballjen ndaj PSV-së 

Është publikuar edhe formacioni zyrtar i Real Madridit për përballjen ndaj PSV-së.

Kjo do të jetë ndeshja e shtatë e Ivan Perishiqit kundër Real Madridit.

Përballja e parë e tij kundër skuadrës madrilene ishte në sezonin 2012/13, kur Borussia Dortmundi e mposhti Real Madridin me rezultat 2:1, në kohën kur Jose Mourinho ishte trajner i madrilenëve.

Real Madrid: Courtois; Valverde, Militao, Rudiger, Cucurella; Tchouameni, Bernardo; Arda Guler, Vinícius, Diomande dhe Mbappe.

PSV: Kovar; Dest, Geertruida, Obispo, Kostiq; Wanner, Sano; Perishiq, Mijnans, Ruben van Bommel dhe Til.

Formacionet zyrtare Arsenali - Dortmundi 

Janë publikuar edhe formacionet zyrtare Arsenali -Dortrmundi.

Trajneri i Arsenalit Mikel Arteta ka bërë gjashtë ndryshime në formacionin titullar, krahasuar me barazimin 2:2 ndaj Newcastle United.

Në portë do të jetë Kepa, i cili zëvendëson David Rayan, të dëmtuar në shpatull në ndeshjen kundër Newcastle.

Në formacionin titullar janë përfshirë gjithashtu White, Hincapie, Lewis-Skelly, Tzolis dhe Gyökeres.

Ndërkohë, sulmuesi i Gjermanisë, Kai Havertz, do ta nisë ndeshjen nga banka rezervë, ashtu si Timber, Calafiori, Bruno Guimaraes dhe Eze.

Arsenali – Dortmundi
Arsenali: Kepa - White, Konsa, Gabriel, Hincapie - Rice, Lewis-Skelly, Madueke, Odegaard, Tzolis – Gyökeres.
Dortmundi: Kobel - Gadou, Anton, N. Schlotterbeck - Ryerson, J. Veerman, Svensson, Bellingham, F. Nmecha - Fabio Silva, Beier.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat